Shfaqja “Mbretëreshat pa kurorë” përfaqëson Kosovën në Festivalin e Bursës

Në mesin e shumë aplikimeve nga Kosova, për të marrë pjesë në Festivalin ballkanik të Bursës është përzgjedhur shfaqja “Mbretëreshat pa kurorë” me regji të Marigona Bekteshi Feratit, shfaqje kjo e ndërtuar me rrëfimet reale të të mbijetuarave të dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë.

Kjo shfaqje e punuar me shumë dashuri, përkushtim e përgjegjësi ishte pjesë e studimit shkencor që është zhvilluar në Kosovë nga muaji janar 2020, trasnmeton ‘rtklive’.

Koreograf: Robert Nuha
Dramatizimi i rrëfimeve: Albana Muja
Psikologe Klinike: Fatime Sahiti Bekteshi
Kostumografe: Yllka Brada

Aktorët:
Rabije Rozi Kryeziu
Labinot Raci
Edlir Gashi
Njomza Tmava
Qëndresa Kajtazi
Blerta Gubetini
Mikel Markaj
Gentrit Shala

Regjia: Marigona Bekteshi Ferati

Udhëheqëse e studimit: Marigona Bekteshi Ferati

LEXO EDHE: “Të njohim fqinjin tonë”/ Shqipëria shkon në Bienalen e Venecias