Mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Kosovës u shfaq “Shkamat” prodhim i EtnoTeatrit “Kukaj” me autor të tekstit dhe regjisor Fadil Hysaj
Shfaqja e trajton plagën e rëndë të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“Drama psikologjike e dy personazheve kryesore, çiftit bashkëshortorë të cilët kanë humbur të gjitha shpresat pas vrasjes së djalit të tyre të vetëm 20 vjeçar, e të cilët nuk duan të pranojnë realitetin tronditës. Përmes dialogut të inkorporuar në shfaqje me pajtime e mospajtime, reagime instinktive herë të njërit e herë të tjetrit, dhe situatave paralele të bashkëbisedimeve me personazhe të imagjinuara në subkoshiencën e tyre brendapërbrenda subjektit narrativ të tërësisë së shfaqjes, aktorët e shfaqjes para auditorit të kultivuar gjilanas dramën psikologjike, duke përçuar mesazhin fundamental njerëzor e human se humbja e fëmiut të vetëm reflekton pasojat e pafund, deri tek humbja e arsyes logjike, si rrjedhojë e përjetimeve traumatike e psikologjike
Loja emocionale e mishëruar me rolet përkatëse të bazuara në karakteret e personazheve nga aktorët kryesorë (Sheqerie Buçaj e Xhevdet Doda), si një pasqyrim i balancit të harmonisë natyrale individuale, me rënie e ngritje të tensionit dramatik, por edhe situata të relaksuara. si gjetje ideale regjisoriale për të shpërfaqur fundamentin e natyrës njerëzore të momenteve të ndryshme emocionale që përbëjnë jetën dhe përditshmërinë
Loja e aktorëve Sheqerie Buçaj e Xhevdet Doda, sikurse edhe Bislim Muçaj (rol dytësor) kanë plotësuar tërësinë strukturore së bashku me komponentet tjera të shfaqjes teatrale, krahas ndriçimit, kostumeve e muzikës adekuate, dhe skenografisë ‘modeste’ (magje, sofër e oxhak) dhe orendi tjera të pakta, por gjithësesi funksionale si nevojë adekuate skenike”, thuhej në njoftimin për shfaqje. / ObserverKult