Shkarkohet drejtori i Teatrit Eksperimental, Kiço Londo

Shkarkohet nga detyra drejtuesi i Teatrit Kombëtar Eksperimental, regjisori Kiço Londo. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave.

Në vend të tij është emëruar Altin Basha, një nga figurat që dolën pro shembjes së Teatrit Kombëtar.

Ministria e Kulturës ngriti komision dy javë më parë për shkarkimin e Londos, i cili ishte emëruar në këtë detyrë që në muajin qershor të vitit 2014.