Shkatërrohet gjatë natës busti i Mid’hat Frashërit i vendosur pranë Liqenit Artificial në Tiranë.
Busti është shkulur nga vendi dhe është rrëzuar në tokë, teksa janë thyer dhe pllakat e mermerit.
Vepër e skulptorit Agim Rada, busti u vendos pranë Liqenit Artificial në tetor të vitit 2018.
Mid’hat Frashëri ka qenë diplomat, shkrimtar dhe politikan shqiptar, një nga veprimtarët e Rilindjes Kombëtare dhe pjesëmarrës dhe kryetar i Kongresit të Manastirit.
Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë qe ministër, diplomat i shtetit shqiptar, kryetar i Ballit Kombëtar dhe Komitetit “Shqipëria e Lirë”./tirananews.al
Lexo edhe:
KY ËSHTË TESTAMENTI ORIGJINAL I MID’HAT FRASHËRIT
Me pseudonimet Lumo Skëndo dhe Mali Kokojka, u njoh shkrimtari, gazetari, politikani dhe diplomati Mid’hat Frashëri. U lind më 25 mars 1879, në Janinë, si pasardhësi i rilindasit, patriotit të madh Abdyl Frashëri. Ai ishte nip i enciklopedistit Sami Frashëri dhe poetit, Naimit. U nda nga jeta në Nju-Jork, më 3 tetor 1949, 69-vjeçar…
Midhat Frashëri jetoi në tri epoka të ndryshme, për fatet e kombit, që u karakterizuan me problematika dhe zgjidhje nga më kontradiktoret.
Firmëtar i Deklaratës të Pavarësisë, ministër në qeverinë e Vlorës, politikan, themelues i “Ballit Kombëtar”, letrar, publicist. Studiues, njohës dhe mbrojtës i çështjes shqiptare, idealist i çështjes kombëtare – ishte atdhetari “kontradiktor”, një ndër personalitetet më komplekse…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU