‘Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo’ me regji nga Fatmir Koçi do të jetë një adaptim filmik i veprës së shkrimtarit Dritëro Agolli.
Sinopsisi: Në vitet e 70-a në institucionin e lartë të kulturës, Zylo Kamberi, një burokrat i zoti e fjalaman i palodhur, kërkon me ngulm të ngjitet në karrierë duke marrë iniciativa të padëgjuara.
Filmi është bashkëprodhim në mes Shqipërisë dhe Kosovës me producent Dritan Huqin, dhe bashkëproducent Besnik Krapin. Në rrole kryesore luajnë: Donald Shehu (Demka), Aleks Seitaj (Zylo), Amos Zaharia (Adem Adashi), Enisa Hysa (Adila), Jorida Meta (Kleopatra), Xhoana Karaj (Zenepja), Kastriot Cipi (Zaim Avazi).