Shkencëtarët: Dimri s’do të ekzistojë më, do të kemi verë mbi 40 gradëshe

dimri

Dimri po ikë…

Një ekip shkencëtarësh dhe hulumtuesish u bashkuan së fundmi për të krijuar një aparaturë që do t’u tregonte australianëve dhe botës se si pritet të jetë klima në vitin 2050. Ata çuditën me në një zbulim befasues.

“Pas 30 vjetësh, dimri mund të mos ekzistojë më,” tha studiuesi Geoff Hinchliffe në një njoftim për shtyp, duke theksuar se klima është gati të ndryshojë drastikisht  jetën në Tokë.

Ekipi, i përbërë nga projektues të Shkollës së Artit dhe Dizajnit të Universitetit Kombëtar të Australisë (ANU) dhe Instituti i Ndryshimeve Klimatike i ANU, mbështetet në të dhënat e Byrosë së Meteorologjisë dhe Informacionit Shkencor.

“Shikuam temperaturat mesatare historike të çdo sezoni dhe i krahasuam me të dhënat e projektuara,” shpjegoi Hinchliffe, “dhe ajo që gjetëm kudo është se nuk ka vërtet periudhë të dimrit të qëndrueshëm”.

Në vend të dimrit, studiuesit besojnë se njerëzit në disa vende të botës do të përjetojnë pranverë, vjeshtë dhe një sezon më të gjatë që ata po e quajnë “verë e re”.

Gjatë këtij sezoni të ri, temperaturat vazhdimisht do të kulmojnë mbi 40 gradë Celsius për periudha të qëndrueshme kohore, bazuar në parashikime.

Kjo nuk është e vetmja iniciativë me qëllim të paraqitjen e parashikimeve klimatike për publikun në një mënyrë të efektshme.

Në shkurt, një ekip i studiuesve të SHBA zbuloi një aplikacion të ngjashëm në internet që krahason klimën e qyteteve të SHBA në 2080 me klimën e qyteteve të tjera sot.

Për shembull, ajo vë në dukje se klima e Uashingtonit, D.C në vitin 2080 ka të ngjarë të jetë si ajo e Misisipit të veriut sot.

ObserverKult

Lexo edhe:

KËNGË QË S’HARROHET/ “DITË DIMRI” E INTERPRETUAR NGA ALEKSANDËR GJOKA (TEKSTI DHE KËNGA)

Lexo edhe:

Uji fytyrat na i mori

Nga Benhamin Prado

Do të ikësh e trishtë një ditë dimri. Ditë shiu do të jetë.
Do të ikësh mes rrepeve dhe lajthishtave.
Do të ikësh tok me shelgjet e verdha që çapiten
nën dhjetorin e shqetësuar të lumenjve me hënë.

S’do të jetë si atëherë, kur 20 vjeçe ishe,
kur era, si një njeri që luan, në vështrimin tënd
korije të vogla kristali shpështjellonte.
Dhe një heshtje bore duart do të t’i ngrijë.

Para se të kthehen në buzët e tua të dikurshme
sheshet me shtatore, kujto që kishte një lumë.
Uji i tij fytyrat na i mori,
dhe nuk e dimë për se, dhe nuk e dimë për ku.

Përktheu: Aurel Plasari

ObserverKult