Një grup shkencëtarësh besojnë se mund të kenë zgjidhur misterin se si 31 piramida, përfshirë kompleksin me famë botërore të Gizës, që u ndërtuan në Egjipt më shumë se 4000 vjet më parë.
Ekipi hulumtues nga Universiteti i Karolinës së Veriut pretendon se piramidat ka të ngjarë të jenë ndërtuar përgjatë një dege të lashtë të lumit Nil, e cila tani është zhdukur apo mund të jetë nën shkretëtirë apo tokë bujqësore.
Për shumë vite, arkeologët kanë menduar se egjiptianët e lashtë duhet të kenë përdorur një rrugë ujore aty pranë për të transportuar blloqet gjigante të gurit të nevojshme për të ndërtuar piramidat. Por deri më tani, askush nuk ishte i sigurt për vendndodhjen, formën, madhësinë ose afërsinë e kësaj dege ujore.
Në një përpjekje ndër-kontinentale, grupi i studiuesve përdori imazhe satelitore me radar, harta historike, studime gjeofizike dhe bërthama të sedimentit për të hartuar degën e lumit që ata besojnë se ishte “zhdukur” nga thatësirat e mëdha dhe stuhitë rëre mijëra vjet më parë.
Ekipi zbuloi se dega e lumit, e quajtur Ahramat, që do të thotë piramida në arabisht, ishte afërsisht 64 km e gjatë dhe midis 200-700 m e gjerë.
Zbulimi i kësaj dege lumi të zhdukur ndihmon për të shpjeguar dendësinë e lartë piramidale midis Gizës dhe Lishtit, në atë që tani është një zonë jomikpritëse e shkretëtirës sahariane.
Afërsia e degës së lumit me komplekset piramidale sugjeron se ajo ishte aktive dhe funksionale gjatë fazës së ndërtimit të këtyre piramidave./ a2news.com
ObserverKult
Lexo edhe:
ZBULOHEN DHOMA SEKRETE NË PIRAMIDAT EGJIPTIANE
Pavarësisht viteve të hulumtimit në thesaret arkeologjike të Egjiptit, studiuesit kanë vazhduar të zbulojnë sekrete dhe mistere të reja nga vendet antike, sipas një deklarate të lëshuar nga Universiteti Julius Maximilians i Wurzburgut.
Studiuesit nga Egjipti dhe Gjermania kanë zbuluar dhoma të reja në piramidën e Sahurës. Përpjekjet, të udhëhequra nga arkeologu, Mohamed Ismail Khaled, ndihmuan për të hedhur dritë mbi arkitekturën e piramidës së mbretit të dytë të Dinastisë së Pestë (2400 pes) dhe mbretit të parë që u varros në Abusir.
Gërmimet filluan në vitin 2019, kur studiuesit filluan punën për stabilizimin e nënstrukturës në mënyrë që kërkimi të mund të fillonte me siguri të plotë. Për herë të parë, ekipi arriti të siguronte dhomat e varrimit të mbretit Abusir, shkruan jp.
Çfarë fshihet pas tunelit misterioz?
Ekipi zbuloi dimensionet origjinale të dhomës dhe konturin e hollit, i cili ishte dëmtuar rëndë. Falë këtij zbulimi, studiuesit ishin në gjendje të gjenin mure të reja që fshihnin ato të vjetrat. Muri lindor i hajatit është dëmtuar rëndë dhe ende shihet vetëm këndi verilindor dhe rreth 30 centimetra të murit lindor.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult