Shkencëtarët “ringjallën” faraonin, zbuloni si dukej Tutankhamun

Siç shkruan Daily Mail, shkencëtarët nga Brazili, Australia dhe Italia, ‘rindërtuan’ fytyrën e Tutankhamun nga kafka e tij e mumifikuar.

Rindërtimi zbuloi fytyrën rinore dhe të gjallë të faraonit që vdiq në vitet e adoleshencës më shumë se 3000 vjet më parë.

Eksperti brazilian i grafikës Cicero Moraes, i cili është bashkëautor i studimit, thotë se Tutankhamun duket si një djalë i ri me një fytyrë të butë.

“Duke e parë, shohim më shumë një student të ri sesa një politikan plot përgjegjësi, gjë që e bën edhe më interesant personalitetin e tij historik”.

I famshëm “mbreti i rinuar” u zbulua së bashku me thesare të tjera të gjetura nga arkeologu britanik Howard Carter në vitin 1922 në Luginën e Mbretërve të Egjiptit.

“Ishte një punë detektive, ku ne mblodhëm së bashku të dhëna për të dalë me një model 3D të kafkës”, thotë Moraes.

Më pas ata përcaktuan madhësinë e buzëve, pozicionin e syve, lartësinë e veshëve dhe pjesën e përparme të hundës.

“Të gjitha parashikimet bazohen në studimet statistikore të kryera duke përdorur skanime CT të individëve të gjallë nga disa prejardhje të ndryshme,” shpjegon ai.

Kjo nuk është hera e parë që shkencëtarët tentojnë të rindërtojnë fytyrën e faraonit të ri, siç ishte bërë tashmë në vitin 2005.

Michael Habicht, një egjiptolog dhe arkeolog në Universitetin Flinders në Australi, i cili bashkëautor i studimit, thotë se ka shumë ngjashmëri mes dy rindërtimeve.

“Rikonstruksioni ynë është shumë i ngjashëm me atë të kryer nga ekipi francez disa vite më parë. Përputhet gjithashtu me përshkrimet historike të Tutankhamunit”, theksoi Habicht./abcnews.al

ObserverKult  


Lexo edhe:

RAMSESI II, NDËRTUESI I MADH DHE FARAONI I DISKUTUESHËM I EGJIPTIT TË LASHTË

Ramsesi II hipi në fronin e Egjiptit më 31 majin e vitit 1279 Para Erës Sonë, duke sunduar për gati 67 vjet.

Ai la trashëgim një varg monumentesh faraonike, por jo gjithçka që shkëlqen është ar.

Ky mbret i atribuoi vetes mrekullitë dhe bëmat e të tjerëve. Edhe pse nuk ishte djali i Ra (pra i Zotit të Diellit, siç nënkupton edhe emri i tij), por i vajzës së një komandanti të rojave Tuja dhe Faraonit Seti I, Ramses II ishte në fakt sundimtari më i fuqishëm.

Dhe më megaloman i Egjipti klasik, që e çoi vendin në kulmin e fuqisë së tij dhe që shënoi rekorde të ndryshme.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult