Shkodra nderon aktoren e madhe të kinematografisë, Mirjam Bruceti

“Mirënjohje”është titulli i akorduar nga Bashkia e Shkodrës për aktoren e mirënjohur Mirjam Bruçeti.

Ceremonia është zhvilluar në hollin e Teatrit “Migjeni”, me praninë e aktorëve e artistëve, por edhe autoriteteve vendore.Aktorja shkodrane ka lindur me 15 mars 1949. Ka kryer shkollen e mesme pedagogjike per mesuese ne Shkoder e me pas eshte diplomuar ne Insitutin e Larte te Arteve ne Tirane. Pas diplomimit si aktore, fillon pune ne Teatrin “Migjeni” Shkoder.

Pjese e aktoreve te shquar shkodrane dhe e trupes se ketij teatrit ku ka interpretuar nje sere shfaqjesh perkrah aktoreve ne ne ze te ketij institucioni. Perkrah karrieres artistike ne Teatrin Migjeni”, bashkeshortja e aktorit te paharruar Viktor Bruçetit eshte e njohur nga spektatori yne edhe nepermjet disa filmave artistik shqiptar , kryesisht gjate viteve `80-te, ku ka interpretuar ndonese ne role episodike, ajo ka ditur te leje gjurme, duke treguar madheshtine e nje aktoreje profesioniste.

Veçohet ne rolin e Daves ne “Rruga e lirise” (1982). Filma te tjere ku mund te permendim jane edhe : “Thesari” (1981) ne rolin e Sofies; “Dasma e shtyre” (1985), gruaja e Bales; “Te paftuarit” (1985) etj. Eshte kthyer nga Parisi ne Shqiperi herë pas here per te interpretuar ne shumë shfaqje të organizuara nga Teatri “Migjeni” vitet e fundit.

E pranishme në këtë eveniment, kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, në një postim në Facebok të shoqëruar edhe me foto, shprehet: ” Mes artistëve të Shkodrës për të vlerësuar kontributin e dhënë për artin skenik dhe kinematografinë shqiptare të aktores Mirjam Bruçeti.

Një aktore e njohur, me qindra role në teatër por edhe në filmat shqiptarë, Mirjam Bruçeti vazhdon të jetë e dashuruar me skenën dhe Teatri “Migjeni” ia ka krijuar mundësinë për të interpretuar.

Bashkëshorte të ndjerit Viktor Bruçeti, një tjetër emër i madh i skenës dhe ekranit shqiptar, Mirjami ka edhe shumë forca, aftësi e profesionalizëm për t’i dhënë artit, duke qenë një shembull edhe për më të rinjtë që duan të futen në rrugën e bukur të aktrimit.

Të paçim sa më gjatë në skenë dhe ekran e dashur Mirjam, jetë të gjatë dhe vetëm suksese! Një zonjë që i bën nder Shkodrës e që Shkodra e nderoi me “MIrënjohjen” e saj.”, shkruan Ademi.