Shkodrani Gjergji Marena sjell nga Italia kopjen e dramës “Skënderbeu”

Atë që nuk gjen në tokën shqiptare, nuk do të thotë të mos e takosh në bibliotekat e Europës, atje ku prej vitesh të tëra ruhen “thesare” mbi Shqipërinë dhe personalitete të saj.

E tillë është edhe kjo kopje e dramës “Skenderbeu, princi i Shqipërisë” me autor Gherardini Maurizio nga Verona, e cila u luajt për herë të parë në teatrin familjar të dukes “Françesku III” me rastin e ditëlindjes së tij në vitin 1770.

Shkodrani Gjergj Marena që jeton në Modena të Italisë prej 20 vitesh, ra në kontakt me të dhe vendosi që një kopje t’ia dhurojë bibliotekës së qytetit të Shkodrës. Ai prej vitesh gërmon në arkivat Europiane për të gjetur të dhena mbi figurën e heroit kombëtar që ka një lidhje të hershme me të.

Gjergj Marena, Kerkues i arkivave: Në interpretimin e aktorëve,  që janë Skënderbeu, Vrana Konti etj., të gjitha aktorët real janë familje nobeli, Konta, Markez, Dukë të Modenës. Për ngritjen e një koleksioni tim mbi figurën e Skënderbeut kam mbledh vepra dhe të gjitha i kam realizuar me njëohuritë e mira, me fondet e mia.

Në dramën me 3 akte, Marena tregon se ka një të veçante lidhur me aktoret që interpretuan në të.

Thesare të tjera ka në këto arkiva dhe një tjetër e dhënë interesante e gjetur nga Marena është ajo mbi emrat e familjeve shqiptare që kanë marrë titullin e lartë nga mbreti Vitorio Emanueli 1900.

Pas dramës së Skenderbeut, bibliotekes “Marin Barleti” dhe asaj kombëtare do t’i dhurohet opera e Vivaldit e vënë në skenë në 1718 në Firence.