Shkoi për alpinizëm, zhduket aktori i njohur

Aktori britanik, Julian Sands, është zhdukur në malet San Gabriel javën e kaluar.

65-vjeçari u raportua i zhdukur në zonën Baldy Bowl të premten. Ekipet e shpëtimit u tërhoqën fundjavën e kaluar për shkak të rreziqeve nga ortekët, por kërkimet vazhdojnë me dron dhe helikopter.

Sands është i njohur për rolet në filma të njohur dhe drama televizive, përfshirë “A Room with A View”, “24” dhe “Smallville”.

Ndërkohë kushtet e këqija të motit kanë penguar kërkimet për gjetjen e tij. Ekipet do të kthehen në terren për gjetjen e tij kur kushtet e motit të përmirësohen.

Sands jetonte në Los Anxhelos që nga viti 2020 dhe së fundmi u shfaq në dramën “Benediction”./gazetatema

ObserverKult


babai abuzonte me mamane

Lexoni edhe:

RRËFIMI I WILL SMITH, FLET PËR FËMIJËRINË E VËSHTIRË

Aktori i njohur, Will Smith, ka folur së fundmi për fëmijërinë e tij në “My Next Guest Needs No Introduction with David Letterman”.

Intervista është plot me të reja nga jeta dhe karriera e aktorit. Duke përfshirë një moment ku ai qorton Letterman, pasi foli për nënën e tij, Caroline Bright.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult