Shkolla e parë shqipe në Korçë: hiqen shkronjat, ‘shkatërrohen’ bankat origjinale


Korçë: Pamjet tregojnë shkatërrimin e historisë, të së kaluarës sonë, të kulturës dhe trashëgiminë kulturore.

Prej disa kohës shkolla e parë shqipe “Mësonjtorja” po i nënshtrohet restaurimit.

Për ta bërë më qartë atë që ka ndodhur me “Mësonjëtoren” në Korçë: kemi sjellë këto fotot krahasuese.

Shkronjat kanë qenë të vendosura mbi fletë dhe janë hedhur pas derës si grumbull inertesh.

Ndërkohë janë hequr edhe bangat e vjetra dhe në vend të tyre janë vendosur tavolina druri.