Zëvendësministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Nora Guga mori pjesë sot në fazën e 4-t të prezantimit të projekteve të konkursit kombëtar “Shkollat e shekullit 21”.
Ky projekt tashmë 3-vjeçar vit pas viti ka një shtrirje më të madhe në shkolla duke përfshirë shkolla nga qytete të ndryshme të vendit tonë.
Zv.ministrja Guga vlerësoi si eksperiencë shumë të mirë ecurinë e këtij projekti deri tani dhe u shpreh e bindur se dhe në vijim shkolla të ndryshme do të sjellin projekte më të suksesshme dhe më cilësore.
Gjatë këtij konkursi kombëtar u shpall fituese e vendit të parë shkolla “Marie Kaçulini” Durrës me projektin me temë “Smart City”. Vendin e dytë e fitoi shkolla “Met Hasa” Durrës dhe vendin e tretë shkolla “Guri i Zi”, Elbasan.
Zv.ministrja Guga falënderoi British Council për bashkëpunimin dhe gjitha shkollat pjesëmarrëse në këtë konkurs, duke iu uruar suksese të gjithë drejtuesve, mësuesve dhe nxënësve të përfshirë në projektin “Shkollat e Shekullit 21”./atsh