Shkon në fshat për të dëfryer fëmijët, bën zbulimin e shekullit që i ndryshoi jetën

Kishte 10 vjet pa ushtruar pasionin e tij, gjetjen e monedhave dhe metaleve të çmuara me mjetet e posaçme, ato “metal detector” që tashmë shiten pothuajse kudo në treg.

Por një ditë me diell, së bashku me tre fëmijët, ai mendoi t’u tregonte atyre mundësinë e një dëfrimi qetësues në qiell të hapur, dhe iu drejtuan një are pothuajse të shkretë, në fshatin Hemyock në Devon. Ky ishte vendimi më fatlum për Michael Leigh-Mallory, i cili në pak minuta jo vetëm nuk zhgënjeu fëmijët duke nxjerrë nga toka ndonjë gozhdë të ndryshkur, por ishte protagonisti i një prej gjetjeve më të rëndësishme në dekadat e fundit.

“Pas 15 minutash që kisha filluar kërkimin gjeta monedhën. Menjëherë kuptova që ishte prej ari, por asnjëherë nuk më shkoi në mendje vlera reale”.

Monedha që kishte gjetur Michael nuk ishte thjeshtë e çmuar, por monedha më e vjetër prej floriri e gjetur ndonjëherë në Britaninë e Madhe. Bëhet fjalë për një dëshmi e epokës së mbretit Henry III, e realizuar rreth vitit 1257.

Vetëm 8 monedha të tilla gjenden ende në botë, dhe janë pronë e muzeve më të njohur në botë, ndërkohë që ky është i pari i gjetur rastësisht prej 240 viteve.

Zbuluesi rastësor u njoftua për rëndësinë e gjetjes pas një postimi të tij në rrjetet sociale, dhe tani do të ndajë me një fatlum tjetër, pronarin e truallit, një shifër afër 800 mijë eurove, që u pagua në ankand nga një blerës i panjohur, duke thyer rekord për shifrën e paguar për një monedhë në atë vend. /a2news.com

________________________

Lexo edhe:

GURI I ROSETTA-S, ÇELËSI QË NA ZBULOI EGJIPTIN E LASHTË

Sikur të mos ishte zbuluar Guri i Rosetta-s më 15 korrik 1799, ndoshta do të kishim ende shumë vështirësi të lexonim atë që egjiptianët e lashtë kishin shkruajtur në monumente të panumërta, mijëra vjet më

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult