Shkrim emocionues: “A të kujtohet përparësja e gjyshes?”

Të kujtohet përparësja e gjyshes tënde? Gjyshja ime e mbante gjithmonë, nuk e hiqte thuajse asnjëherë nga trupi. Qëllimi i parë i mbajtjes së përparëses ishte mbrojtja e veshjeve poshtë, por mund të përdorej mjaft mirë edhe për të tërhequr tavat nga furra, kur ato ishin pjekur. Në disa raste, gjyshet e përdornin përparësen edhe për të pastruar fytyrat tona, kur bëheshim pis sidomos gjatë lojërave.

Nga Maurizio Magistri

Gjyshja kur kthehej nga kafazi i pulave, përparësja i shërbente për të mbajtur vezët. Kur vinte dikush në shtëpi për të na vizituar, ajo shërbente që të fshiheshim në të, pasi ndiheshim të turpëruar e në siklet. Kur bënte ftohtë, gjyshja merrte drurët në përparëse dhe i sillte pranë sobës së zjarrit. Ajo kur kthehej nga kopshti, përparësja i shërbente si shportë për frutat e perimet. Në kohën e drekës, kur e shihnim që ajo fshinte duart në përparëse. E kuptonim se duhet të shkonim në tavolinë, pasi ajo e kishte përgatitur drekën e po na priste.

Do të duhen mjaft vite përpara se ndonjë shpikje, apo ndonjë objekt, të mund ta zëvendësojë këtë përparëse të vjetër. Në kujtim të gjysheve tona, bëni mirë që këtë artikull ta ndani me ata që ende i kanë gjyshet gjallë dhe mund ta vlerësojnë “Historinë e përparëses së gjyshes””.

ObserverKult


Lexo edhe:

MARIKA KALLAMATA, GJYSHJA E PAHARRUAR E FËMIJËRISË SONË

Marika Kallamata, i përket asaj plejade të brezit të aktorëve që krijuan institucionin e artit skenik shqiptar, por që mbahet mend edhe si gjyshja e përrallave.

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti përkujtoi në kuadër të “Muajit të Teatrit”, aktoren Marika Kallamata.

“Kujtojmë sot aktoren e teatrit e filmit, gjyshen e dashur të fëmijërisë sonë, Marika Kallamata”, tha Margariti.

Kallamata lindi në qytetin e Fierit më datë 17 nëntor të vitit 1930. Në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria doli prej saj me vështirësi shumë të mëdha. Menjëherë u bë thirrje për të krijuar teatrin dhe pjesë e tij të bëheshin të rinj që gjatë luftës ishin aktivizuar me pjesë të vogla teatrore që kryheshin për të argëtuar batalionet që luftonin për çlirimin e vendit…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU

ObserverKult