Shkrim prekës i Çun Lajçit për vajzën e ndjerë: Mbramë erdhe n’andërr dhe nuk fole…

(Në 6 vjetorin e ikjes!)

Nga Çun Lajçi

Ti po nguteshe, unë po ngutesha. Po nxitonim që të dy!
Rrugës që lakohet unë, rrugës pa kthim ti.
E bora po binte fjolla-fjolla!
E nandor ishte si sot.
Qiell i përlotun, me sorra që i krrokisnin zisë!
Ti po largoheshe prej Kurrizit që t’rriti, unë po zbrisja nga qielli me fluska bore!
-Me ia trupua rrugën njeni tjetrit nxitojshim!
Ti po futeshe Grykës e s’prisje me ta prekë ballin as me ta thirrë emnin!
Po nguteshe ti, po ngutesha unë. Po nxitonim drejt gropës që mbushej borë.
Ti mu shtri unë me qajtë!
Mbramë erdhe n’andërr dhe nuk fole. Nuk më shikove. Do letra i more dhe u zhduke!
Ishe hatrua, që s’ndodha në natën e ikjës tande!
Tani po shkruej për dhimbjet e 6 viteve e gjethet e verdha po fluturojnë Dardanisë.
Ah!
Nandori, kjo festë flamuri, gëzim shqiptari e dhimbje Çuni!
Po!
Po futëm Grykës me Leartin, Galën, Kosovaren e hije shkambi bie mbi prushin e dhimbjeve tona!
Sot gurin e nandorit duem me ta puthë Bubulinë!

*Titulli i origjinalit: “Gurin e nandorit duem me ta puthë Bubulinë!”

ObserverKult


Lexo edhe:

SHKRIMI I ÇUN LAJÇIT PËR VAJZËN E NDJERË: TI JE ATY, UNË LARG TEJE…

M’duhet me ardhë me i pa gjethet e kuqrremta t’ahut e ato t’lulësat e qerrshive tue fluturua bashkë me trumcakët, kur fryjnë majet e shryhen grykat.

M’duhet me ardhë me i pa gjethet e verdha të dardhës tue ra mbi dheun e varrit tand. Me marr aromë gjethesh t’thata e larg mu tretë kujtimesh moj e mirë!

Tekstin e plotë e gjeni KËTU