Ikja nga kjo jetë e artistit të njohur, Agim Rada, ka shkaktuar mjaft reagime nga miq e dashamirë të tij.
Rada vdiq në një moshë relativisht te re aktive për punë, 70 vjeç, çka është shoqëruar me dhimbje nga ata që e kanë njohur.
Gazetari Mero Baze, ka shkruar në “Facebook” një homazh për Agim Radën, duke kujtuar një nga veprat më të mirat të artistit.
“Një mbasdite dhjetori një dekadë më parë më detyroi ta shoqëroja me makinë deri tek studio e tij për të fotografuar një ‘murale’ të tij.
Pamja ishte kjo. Ishte koncentruar gjithë neveria për atë që siç thoshte, i kishte çuar dëm gjithë antikomunizmin e tij gjysmëshekullor.
E fotografova dhe e botova të nesërmen në gazetë pasi përkonte dhe me kujtimin e Lëvizjes së Dhjetorit.
‘Nuk ka komunist më të këqija se komunistët antikomunist’, ka thënë Haveli. Agim Rada e ka vizituar këtë. Dhe sot ka ikur vetëm trupi i tij. Shpirti ka mbetur kudo, në qytet, në skulpturat dhe vizatimet e tij”, shkruan Mero Baze.
ObserverKult
Lexo edhe:
NDAHET NGA JETA SKULPTORI I NJOHUR, AGIM RADA
Është ndarë nga jeta skulptori i rrallë Agim Rada, në moshën 70-vjeçare.
Gjatë mëngjesit të hershëm artisti mbylli sytë, pasi prej disa kohësh mjekohej nga një sëmundje e rëndë. Një nga veçoritë e tij është që vazhdonte punën sikur asgjë nuk kishte ndodhur dhe rikthehej në studio me forcë të madhe për të vazhduar projektet e lëna në mes dhe ekzistencën e vet si artist.
Tekstin e plotë e gjeni KËTU