Shkrim prekës i Visar Zhitit për Skënder Rusin: Shoh qiellin sot i mallëngjyer, shoh fytyrën e lirikut tim…

skënder rusi
Skënder Rusi

LIRIKU I MREKULLUESHËM- SKËNDER RUSI…

Nga Visar Zhiti

Mori rrugën e Qiellit sot…

I dhimbshëm ky lajm nga larg, nga Atdheu, të godet…

Por poeti i dashur Skënder Rusi, e di, shkonte herë pas here qiejve, merrte kaltërsi dhe dritë andej me poezinë e tij dhe, nëse këtë herë vendosi të mos kthehet nga qiejt, ai i la lexuesit të tij copa qielli, copa ëndrrash, copa jete, mjafton t’i shfletojmë poezitë, aty është, nëpër libra dhe ai, shpirtbukur…

Shok që student, mik gjithë jetën, vëlla në poezi… liriku i mbramë aq i çiltër, me muzikë erërash, sy lulesh e flatrime orësh, i dashuruari i përhershëm, – kisha shkruar për poezinë e tij e takimet plot mall… – por bisedat mund t’i vazhdojnë të gjithë ata që ai donte dhe e duan, me të birin, shkrimtarin Eris Skender Rusi dhe kjo është ëndrra më e shtrenjtë e tij…

Shoh qiellin sot i mallëngjyer, shoh fytyrën e lirikut tim…

ObserverKult


Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA NË MOSHËN 72-VJEÇARE POETI I NJOHUR SHQIPTAR, SKËNDER RUSI