Shkrimi prekës i babait të Luran Ahmetit: Tash s’ka kush më thotë: Babi, prit se unë jam këtu…

Nga Xhabir Ahmeti

Biri im, Lurani im, po bëhen dy vjet e gjysmë që shtëpia jonë u kthye në një boshllëk epik pa Ty.
Krenaria dhe dashuria familjare ishte visorja jonë sa ishe Ti me ne, biri im. Buzëqeshja jote dhe zëri yt i bënin skenat më madhështore të lumturisë. Edhe pse ka pasur plot ferra në shtegun tonë jetësor, ne s’çanim kokë për to. Nuk shqetësoheshim as në çastet kur një hije resh të dendura e mbulonin visoren tonë.

Sepse ishe Ti me ne! Ti ishe siguria jonë. Ti i kishe gjithmonë zgjidhjet më të mira për çdo hall që lëvarej mbi kokat tona. Ti ishe ai që e mbante derën hapur të vijë lumturia si një lumë malor dhe ta freskojë Lindën tonë që luftonte me kuçedrat e fatkeqësisë. Ti i jepje shkëlqim çdo gjëje, i praroje gjërat e imta që na rrethojnë dhe e largoje frikën dhe kërcënimet kur kishte ngjarje të këqija.

Kështu ishte sa të patëm. Tash kur nuk je me ne, bir, vazhdimisht na vijnë si paralajmërime të zeza, vazhdimisht na kanosen pasiguri të ndryshme. Unë e kam vështirë t’i përballoj sfidat që si gurë Sizifi rrokullisen nga malet e të papriturës e më kërcënojnë. Tash shtohen gurët, tash zgjerohet boshllëku. Tash s’ka kush më thotë: Babi, prit se unë jam këtu!

ObserverKult


xhabir ahmeti- luran...
Luran Ahmeti

Lexo edhe:

XHABIR AHMETI: LURAN BIR, PO E PRESIM ZËRIN TËND TË NA NXJERRË NGA VETMIA QË DJEG…

Shtatëmbëdhjetë muaj pa ty, biri im

Po të ishe ti, biri im, do ta kishe gjetur shtegun të dalim në shtegun e krenarisë

U bënë shtatëmbëdhjetë muaj që mbetëm pa ty, Luran, o djali im. Prej atij çasti kur na ike u duk së largu si fundoset anija e ëndrrave tona. Tash jemi në ishullin tonë midis oqeanit ku vetmia ka nisur të shndërrohet në gjarpër. Vetëm jemi…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU