Në fotografinë e postuar më poshtë, mund ta shihni shkrimtarin e njohur për fëmijë, Rifat Kukaj, si fillorist në Drenas.
Rifat Kukaj (25 tetor 1939 – 11 shtator 2005) lindi në Tërstenik të Drenicës. Ishte prozator, poet, dramaturg, përkthyes dhe skenarist i letërsisë për fëmijë dhe të rritur që kontribuoi në afirmimin e krijimtarisë letrare shqiptare në rrjedhat ndërkombëtare, transmeton Telegrafi.
Pamja e mëposhtme është bërë në Gjimnazin e Ultë Shqiptar në Drenas, më 9 mars 1951. Kukaj është i nxënësi me libër në duar (i rrethuar në foto). Ai, si të gjithë nxënësit tjerë, kanë plisa në kokë sepse mbajtja e tij ka qenë e detyrueshme në shkollat e dikurshme të Kosovë.
ObserverKult
—————————-
Lexo edhe:
RIFAT KUKAJ JETOI PËR LETËRSINË
Me rastin e botimit të librit “VEÇANTI TË VEPRËS LETRARE PËR FËMIJË TË RIFAT KUKAJT” nga Argeta LMG, Tiranë 2020
Letërsia për fëmijë mund të mos përfillet me kusht që të mos përfillet as bota, në të cilën një shpirt nacional formohet dhe ruhet [1].
PAUL HAZARD
Nga Anton N. Berisha
Për ta krijuar veprën e vet letrare, Rifat Kukajt iu deshën, të thuash, mbi 50 vjet pune krijuese, që e dëshmojnë rreth njëqind vepra të botuara llojesh të ndryshme, të dala nga mendja dhe nga dora e tij, të cilat e pasuruan traditën tonë letrare në fushën e letërsisë për fëmijë, po edhe krijuan një traditë. Pak shkrimtarë shqiptarë deri më sot nxorën në dritë një numër kaq të madh veprash letrare (për fëmijë e për të rritur), duke ruajtur një rrafsh të lartë të shprehësisë poetike e kuptimore…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU