Nga Primo Shllaku
Kosova asht ende e ndjeshme ndaj masakrave serbe në trupin e saj. A nuk mundemi ne me respektue ndjeshmënitë e saj apo kujtojmë se harresa asht zgjidhja dhe ajo duhet të na prijë?
Vumja e traut në kufi për pagesat e rrugës i idhnoi shum kosovarët por ata u treguen të përmbajtun dhe nuk vunë nji të tillë nga ana e tyne. Pra ata e respektuen ndjeshmëninë tonë.
Edhe sikur gabim ta kenë kosovarët, na duhet të respektojmë ndjeshmëninë e tyne. Serbia të njofë Kosovën, atëherë le të vijë pajtimi fillimisht me kangëtarët.
Dikush po provokon Kosovën simbas nji tradite 75-vjeçare. Mos!