Tmerret e komunizmit: “Shokët m’i varrosën për së gjalli, i pashë me sytë e mi…”

Historia e Bahri Çepratit
Foto ilustrim

“Disa nga shokët që ishin shumë të sëmurë…varroseshin të gjallë në kanal. Midis tyre ishin Prifti Josif Mihali, Kryetari i Kishës unite (katolike) në Korçë, N/Koloneli Sulejman Vuçiterni, një hoxhë i quajtur Qazim Melçani, n/Kolonel Tefik Hoxha, Riza Qako, Jaçe Zleusha, Luigj Luli, Ali Elezi dhe të tjerë…”

Në një raport të Qeverisë amerikane të vitit 1955 dërguar në OKB, mbi punën e detyrueshme në Shqipëri dhe kushtet e tmerrshme në kampet burgje të asaj periudhe, jepen veç të tjerash edhe shumë dëshmi të forta të njerëzve që kishin mundur të arratiseshin nga këto kampe dhe kishin mundur të dilnin jashtë Shqipërisë.

Ndër ta ishte edhe Skënder Dumja i cituar në këtë raport si më poshtë:

“Midis deklarimeve të kategoris parë reth Kolonive penale është ajo e dhënë nga Skënder Dumja, i cili kaloj pesë vjet në këto kampe para ikjes së tij për Greqi në Prill 1951.

Simbas Dumes (2) deri n’atë datë kishte 10 burgje politike në Shqipëri në të cilat nja 10.000 njerëz jetonin në Konditat më tmeronjëse. Torturat e tyre dhe trajtimi çnjerëzor ishin përshkruar si të pa-besushme.

Vetë Dumja në “Kampin e Vdekjes” të katundit Vloçisht afër Korçës. Aty ishte mes 1.200 personve, kryesisht njerës të ligjit, doktorë, studentë, ish oficera të naltë. Kishte edhe ish nënpunës, klerikë katolikë e Myslimanë dhe tregëtarë, dhe në kampin e Bedenit në Kavajë.

Të burgosurit në kampin e parë punonin në projektin e reklamuar të Maliqit. Ata të tjerët punonin kanalin kullues Peqin-Kavajë.

Në “Kampin e vdekjes” në Vloçisht të burgosurit zgjoheshin në ora 3:30. Fillonin punën në Kanal n’ora 6:00. Ktheheshin në kamp n’ora 20:00 në mbrëmje.

Disa nga shokët që ishin shumë të sëmurë për punë varroseshin të gjallë në kanal.

Midis tyre ishin Prifti Josif Mihali, Kryetari i Kishës unite (katolike) në Korçë. N/Koloneli Sulejman Vuçiterni. Një hoxhë i quajtur Qazim Melçani, n/Kolonel Tefik Hoxha, Riza Qako, Jaçe Zleusha, Luigj Luli, Ali Elezi dhe të tjerë.

Për arsye të një thyerje rregulli, një student u lidh nga roja i burgut në një kolonë dhe u la aty për 72 orë…”/lapsi

ObserverKult

Lexo edhe:

“Masakrat në Shqipëri, si u stërvit Mehmet Shehu në Spanjë për tortura e vrasje”

ObserverKult