Testi i “PISA” është testi kryesor ndërkombëtar për edukimin fillor dhe të mesëm dhe shkencën.
Publikimi i rezultateve të testit “PISA 2022” nga OECD sot tregon në përgjithësi një rënie të paprecedentë të performancës së nxënies.
Rezultati i testit për vitin 2022 dëshmon që Shqipëria është në nivele të ulëta në arsim dhe shkencë.
Shqipëria ka humbur plot 47 vende në lexim, 41 vende në shkencë dhe 69 vende në matematikë në krahasim me rezultatet e viti 2018, duke shënuar përkeqësimet më të mëdha në krahasim me të gjitha vendet e marra në konsideratë në nivel global.
Nxënësit shqiptar janë poshtë nivelit mesatar të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).
PISA është studim ndërkombëtar i arsimit që vlerëson kompetencat e nxënësve 15-vjeçar në lexim, matematikë dhe shkencë.
Çfarë është testi Pisa?
Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) është një vlerësim ndërkombëtar i aftësive dhe njohurive të 15-vjeçarëve. PISA vlerëson performancën e nxënësve mbi detyrat e jetës reale që konsiderohen të rëndësishme për pjesëmarrje efektive në shoqërinë e të rriturve dhe për mësimin gjatë gjithë jetës.
PISA është një projekt i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD. Në Irlandë, projekti menaxhohet nga Qendra e Kërkimit Arsimor në emër të Departamentit të Edukimit dhe Aftësive.
PISA nuk analizon vetëm nëse nxënësit kanë mësuar atë që ju është ligjëruar, por gjithashtu vlerëson nëse studentët mund të përdorin në mënyrë kreative dhe kritike atë që dinë. Pra, ky studim mundëson krahasimin ndërkombëtar të vlerësimit të arritjes së studentëve, vlerëson dijen e lidhur me situata reale, ashtu si përgatitjen edhe aftësitë për pjesëmarrje në shoqëri. PISA ndihmon qeveritë të krijojnë politika efektive arsimore duke u bazuar në rezultatet e këtij studimi
SI FUNKSIONON TESTI
Nga secili shtet që merr pjesë në PISA përzgjidhet një mostër reprezentative e nxënësve 15-vjeçarë që t’i nënshtrohen testit. Prandaj, konsiderohet se rezultatet reflektojnë gjendjen reale të sistemit të arsimit dhe mundësojnë krahasimin në mes të shteteve. Kjo matje bëhet në tri disiplina/fusha: lexim, matematikë dhe shkenca të natyrës.
Në secilin cikël të PISA-s, një nga fushat është në fokusin kryesor të vlerësimit, pra është “fusha kryesore”. Fushat kryesore sipas cikleve të studimit gjatë viteve kanë qenë si në vijim:
Ky studim ka tri nivele të vlerësimit:
Përmbajtja: kuptimi themelor i materialit;
Progresi: mendime më komplekse, siç janë interpretimi dhe analiza;
Konteksti: aplikimi i njohurive në situata të jetës reale.
Lexo edhe:
MBI 80 % NË KOSOVË E NXËNËSVE NUK E KUPTOJNË ATË QË E LEXOJNË. PSE?