Shoqëria e spektaklit, kujt duhet t’i besojmë?

Bota sot po sheh në ekrane apo portale fenomene të cilat, për shekuj me radhë, i ka konsideruar si “vetëm familjare”, apo “vetëm të një komuniteti” apo “të fshehta përvëluese”. Kësaj panorame, ku më së shumti nxiten anët më të errëta të natyrës njerëzore dhe jo kulturimi i tyre, i ka paraprirë largimi i librit dhe përhapja e gjerë e televizionit dhe portaleve “rozë”, të cilat, në vend të nxitjes së mendimit kanë synim argëtimin dhe vdekjen e mendimit individual. Ndaj në shoqërinë shqiptare është më e lehtë të besohet gënjeshtra. Ashtu siç e kishte parashikuar edhe Xhorxh Oruell në romanin “1984”, se në vende ku funksionon apo ka funksionuar diktatura, gënjeshtra është disa hapa përpara të vërtetës.

Por, a ka shpresë, pas zgjimit më të madh të anëve të errëta të njeriut? Njerëzimi ka patur në historinë e vet kohë të errëta, por që ka mundur gjithnjë t’i kapërcejë. Por kapërcimi nuk ka qenë i mundur pa u mbështetur më parë tek institucione morale, institucione që e kanë bazën në besim, që i japin më shumë arsye bindëse njeriut se përse duhet të mendojë mirë dhe bëjë mirë.

Një nga rrugëtimet drejt mbijetesës është libri, që i fton lexuesit në meditim, që i fton në procesin e të menduarit vetë, duke u larguar plogështinë që krijon pafundësisht konsumizmi. Libri është ftesë për liri, dhe jo thjesht për argëtim. Dhe njerëzit që besojnë se mund të jenë të lirë kanë më pak gjasa që të jenë viktima të manipulimit. Ndaj është me rëndësi që ndryshimi të nisë nga debati mbi moralin, sepse vetëm prespektiva morale e asaj që presim nga veprimet tona mund të jetë motorr për ndryshim.

Për më shumë këndvështrime mbi pasojat e shoqërisë së spektaklit mund të lexoni në Medius 14 shkrime nga: Selami Xhepa, Vehbi Miftari & Donik Sallova, Lutfi Dervishi, Anjeza Xhaferraj, Lulzim Hoxha, Ervin Hatibi, Albert Riska, Latif Mustafa dhe Agim Baçi.

Medius libri

_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

Lexo edhe:

“MBLEDHJA E SHKRONJAVE”, LIBRI I RI I URAN KRASNIQIT

“Mbledhja e shkronjave: ese” është libri më i ri i gazetarit të Radio Televizionit të Kosovës, Uran Krasniqi. Libri ka dalë nga shtypi dje nën përkujdesjen e shtëpisë botuese “Armagedoni”. Sipas redaktorit të librit, gazetarit Arben Veselaj, “duke i lexuar këto shkrime të nënrenditura nga…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult