Juria e Nderit e Akademisë KULT, e përbërë nga 184 anëtarë, përmes një platforme online të krijuar enkas për Çmimet “KULT 2020”, ka bërë përzgjedhjen e saj mes qindra e qindra botimeve, shfaqjeve, ekspozitave, koncerteve e festivaleve të sjella përgjatë gjithë vitit 2019 duke nominuar fillimisht 6 artistët më të vlerësuar në secilën prej 11 kategorive të çmimeve: Artisti Pamor i Vitit, Libri Artistik i Vitit, Libri Studimor i Vitit, Përkthimi i Vitit, Regjisori i Vitit, Aktorja e Vitit, Aktori i Vitit, Balerini i Vitit, Instrumentisti i Vitit, Interpretuesi Lirik i Vitit dhe Kënga e Vitit.
Edhe pse Mbrëmja Gala me tapetin e kuq e të ftuarit specialë munguan, këto Çmime padyshim do të vendosin një gur tjetër kilometrik vlerash në historinë moderne të artit dhe kulturës shqiptare, transmeton ‘infokult.al.
Motoja e Akademisë KULT “Honos Alit Artes” rikthehet çdo vit për të promovuar, në sytë e publikut mbarëshqiptar, krijimet dhe interpretimet më të arrira si edhe për të shërbyer si një stimul gjithnjë e më i fuqishëm për të gjithë komunitetin aktiv të artistëve dhe krijuesve.
Ja kush janë fituesit e Çmimeve “KULT” 2020:
KËNGA E VITIT
MARSELA ÇIBUKAJ – “THËRRIME DASHURIE”
INTERPRETUESI LIRIK I VITIT
IVANA HOXHA – AZUCENA tek opera “TROVATORE”
BALERINI/A I/E VITIT
LORI BALA dhe ROVENA SHQEVI – BALETI “ANNUNCIATION” NGA ANGJELIN PRELJOCAJ
INSTRUMENTISTI I VITIT
KLAJDI SAHATÇI – VIOLINË, MENDELSON & BRAMS, KONCERT ME ORKESTRËN SIMFONIKE TË RTSH
AKTORJA E VITIT
EMA ANDREA – LJUBOV ANDREJEVNA tek “KOPSHTI I QERSHIVE”
AKTORI I VITIT
INDRIT ÇOBANI – BELIZE’ tek “ENGJËJT E AMERIKËS”
REGJIA E VITIT
ARBEN KUMBARO – “ENGJËJT E AMERIKËS”
LIBRI ARTISTIK I VITIT
TOM KUKA – me romanin “ORA E LIGË”
LIBRI STUDIMOR I VITIT
ARTAN FUGA – “SHOQËRIA PIRAMIDALE”
PËRKTHIMI I VITIT
MIRA MEKSI – “100 VJET VETMI” të MIGUEL GARCIA MARKEZ
ARTISTI PAMOR I VITIT
GAZMEND LEKA – PIKTURË, EKSPOZITA “DHOMA E HAPAVE TË HUMBUR”