Shpallen fituesit e garës “PRISHTINA N’SHPI”

Nik Morina, Redon Kika dhe Andra Dauti përbëjnë tre fituesit e parë të garës PRISHTINA N’SHPI kurse edhe rreth 200 fotografi tjera janë përzgjedhur për publikim në albumin e përbashkët të Prishtinës nën izolim, masë e vënë për mbrojtjeje nga COVID 19.

Rreth 500 autorë kanë ndarë me garën PRISHTINA N’SHPI më shumë 2500 fotografi të realizuara në kryeqytet gjatë ditëve të izolimit. Fotot fituese i kaluan dy procese te votimit, njëri që filtroi fotografitë e vlefshme për garë dhe procesi i dytë ku juria profesionale e përbërë nga tre anëtarë, profesionistë në fushën e fotografisë, artistë dhe shkrimtarë, zgjodhi fotot fituese dhe i selektoi fotot për publikim në platformën www.prishtina.photos.