Shpallen nominimet për çmimet “Bafta 2021”

Është publikuar lista e plotë e të nominuarve për “BAFTA 2021”. Një listë veçanërisht e larmishme e nominimeve për çmimet prestigjioze BAFTA (Akademia Britanike e Arteve të Filmit dhe Televizionit) të Mbretërisë së Bashkuar, u njoftua pas polemikave të vitit të kaluar mbi mungesën e përfaqësimit, shkruan CNN.

Më shumë se gjysma e 24 të nominuarve në kategoritë e aktrimit janë me prejardhje të pakicave etnike, përfshirë Daniel Kaluuya për “Judas and the Black Mesiah” dhe Bukky Bakray për “Rocks”.

Katër gra u nominuan në kategorinë e regjisoreve, përfshirë regjisoren e “Nomadland,” Chloé Zhao, e cila vetëm pak ditë më parë u bë gruaja e parë me origjinë aziatike dhe gruaja e dytë që ka fituar të njëjtin çmim në Golden Globes të këtij viti.

Vitin e kaluar, drejtuesit e BAFTA pranuan mungesën “e madhe” të diversitetit në nominimet e vitit 2020.

Çdo person i përzgjedhur për një çmim aktrimi në vitin 2020 ishte i bardhë, ndërsa mungesa e diversitetit gjinor midis të nominuarve ishte gjithashtu e zymtë.

Ndërsa pranoi çmimin e tij për aktorin më të mirë kryesor për “Joker” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në vitin 2020, Joaquin Phoenix foli për “sistemin e shtypjes” në industrinë e filmit.

“Ndihem i konfliktuar sepse kaq shumë kolegë të mi aktorë që janë meritorë nuk kanë të njëjtin privilegj. Unë mendoj se ne u dërgojmë një mesazh shumë të qartë njerëzve me ngjyrë që ju nuk jeni të mirëpritur këtu”, tha Phoenix.

BAFTA njoftoi në shtator rreth 120 “ndryshime të gjera” për të adresuar një mungesë diversiteti në çmime, duke përfshirë ndryshimet në anëtarësimin e saj dhe procesin e votimit.

Ndryshimet, të përshëndetura nga kryetari Krishnendu Majumdar si “një moment ujëmbledhës” në historinë e akademisë, erdhën pas një rishikimi shtatëmujor pas mungesës së larmisë në nominimet e vitit të kaluar.

Nominimet për çmimet BAFTA 2021:

Filmi më i mirë
The Father
The Mauritanian
Nomadland
Promising Young Woman
The Trial Of The Chicago 7

Filmi Britanik i Shquar
Calm With Horses
The Dig
The Father
His House
Limbo
The Mauritanian
Mogul Mowgli
Promising Young Woman
Rocks
Saint Maud

Aktorja më e mirë në rol kryesor
Bukky Bakray (Rocks)
Radha Blank (The 40-Year-Old Version)
Vanessa Kirby (Pieces Of A Woman)
Frances McDormand (Nomadland)
Wunmi Mosaku (His House)
Alfre Woodard (Clemency)

Aktori më i mirë në rol kryesor
Riz Ahmed (Sound Of Metal)
Anthony Hopkins (The Father)
Adarsh Gourav (The White Tiger)
Mads Mikkelsen (Another Round)
Tahar Rahim (The Mauritanian)
Chadwick Boseman (Ma Rainey’s Black Bottom)

Aktorja më e mirë në rol dytësor
Niamh Algar (Calm With Horses)
Kosar Ali (Rocks)
Maria Bakalova (Borat Subsequent Moviefilm)
Dominique Fishback (Judas And The Black Messiah)
Ashley Madekwe (County Lines)
Yuh-Jung Youn (Minari)

Aktori më i mirë në rol dytësor
Daniel Kaluuya (Judas And The Black Messiah)
Barry Keoghan (Calm With Horses)
Alan Kim (Minari)
Leslie Odom Jr. (One Night In Miami…)
Clarke Peters (Da 5 Bloods)
Paul Raci (Sound Of Metal)

Regjisori më i mirë
Thomas Vinterberg (Another Round)
Shannon Murphy (Babyteeth)
Lee Isaac Chung (Minari)
Chloé Zhao (Nomadland)
Jasmila Žbanić (Quo Vadis, Aida?)
Sarah Gavron (Rocks)

Debutimi më i mirë i një skenaristi, regjisori apo producenti
His House
Limbo
Moffie
Rocks
Saint Maud

Filmi më i mirë i animuar
Onward
Soul
Wolfwalkers

Skenari më i mirë i përshtatur
The Dig
The Father
The Mauritanian
Nomadland
The White Tiger

Skenari më i mirë origjinal
Another Round
Mank
Promising Young Woman
Rocks
The Trial Of The Chicago 7

Kinematografia më e mirë
Judas And The Black Messiah
Mank
The Mauritanian
News Of The World
Nomadland

Çmimi “EE Rising Star Award”
Bukky Bakray
Conrad Khan
Kingsley Ben-Adir
Morfydd Clark
Ṣọpẹ́ Dìrísù

Dokumentari më i mirë
Collective
David Attenborough: A Life On Our Planet
The Dissident
My Octopus Teacher
The Social Dilemma

Filmi më i mirëi gjuhës jo-angleze
Another Round
Dear Comrades!
Les Misérables
Minari
Quo Vadis, Aida?

Kostume dhe dizajni më i mirë
Ammonite
The Dig
Emma
Ma Rainey’s Black Bottom
Mank

Makijazhi dhe flokët
The Dig
Hillbilly Elegy
Ma Rainey’s Black Bottom
Mank
Pinocchio

Muzika më e mirë origjinale
Mank
Minari
News Of The World
Promising Young Woman
Soul

Editimi më i mirë
The Father
Nomadland
Promising Young Woman
Sound Of Metal
The Trial Of The Chicago 7

Produksioni i dizajnit
The Dig
The Father
Mank
News Of The World
Rebecca

Zërimi më i mirë
Greyhound
News Of The World
Nomadland
Soul
Sound Of Metal

Efektet vizuale më të mira
Greyhound
The Midnight Sky
Mulan
The One And Only Ivan
Tenet

Filmi britanik i animuar i metrazhit të shkurtër
The Fire Next Time
The Owl And the Pussycat
The Song Of A Lost Boy

Kasti më i mirë i aktorëve
The Fire Next Time
The Owl And The Pussycat
The Song Of A Lost Boy.

“Nomadland” dhe “Rocks” morën më së shumti nominime këtë vit me shtatë të tilla, ndërsa “The Father”, “Mank”, “Minari” dhe “Promising Young Woman” morën nga gjashtë secili.

Çmimet e fituesve të BAFTA do të shpallen të dielën, 11 prill./rtklive

LEXO EDHE: FILMI “1917” TRIUMFUES NË “BAFTA”