Shpallet fituesi i çmimit “Lumo Skëndo”, sivjet i takoi Ben Blushit

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti bëri të ditur se, fituesi i çmimit “Lumo Skëndo” u shpall Ben Blushi me librin “41 Sekrete”.

“U mblodhëm sërish nën një emër të madh si ai i mendimtarit dhe bibliofilit, Lumo Skëndo, për të vlerësuar veprën më të mirë në fushën e publicistikës dhe eseistikës për vitin 2022.

Kënaqësi të kishim mes nesh edhe fituesen e edicionit të shkuar, Lea Ypi për të kaluar “stafetën” e një çmimi që vlerëson sa mprehtësinë e mendimit, aq edhe bukurinë e gjuhës”, u shpreh Margariti.

Ajo uroi finalistët Aleksandër Çipa, Eleni Laperi, Evarist Beqiri e Mero Baze për përpjekjen e përditshme në fushën e letrave dhe jurinë e përbërë nga Belina Budini, Uran Butka, Teuta Toska, Ardit Bido dhe Monika Stafa për përkushtimin./ATSH

ObserverKult


ben blushi

Lexo edhe:

BEN BLUSHI HAP EKSPOZITË KUSHTUAR UKRAINËS

Ben Blushi ka hapur një ekspozitë me fotografi në hollin e Kryeministrisë, me tematikë nga Ukraina.

Fotot tregojnë çfarë është Ukraina prej muajsh, katandisja e saj nga agresioni rus, të cilën Blushi e sjell si kujtesë dhe në kontekst të luftrave në Ballkan, specifikisht asaj të Kosovës.

Janë foto të cilat ai i ka realizuar gjatë qëndrimit në Ukrainë, kur udhëtoi aty me Ramën dhe Abazoviçin pak javë më parë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


BEN BLUSHI ZBULON BISEDËN ME SHITËSIN E LIBRAVE: SI SHKRIMTAR JE MË I MIRË SESA SI TREGTAR…

Nga: Ben Blushi

Në plazh pashë një burrë që shiste libra.
Si quhesh, i thashë
Florenc, tha
Nga je Florenc?
Nga Cërriku, tha Florenci
Sa ke që merresh me libra?
Kam katër vjet, tha Florenci
Po më parë çfarë pune ke bërë?
Kur isha 12 vjeç shkova emigrant në Greqi
Me familjen?

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult