Presidentja Vjosa Osmani viziton Shpellën e Gadimes: “Atraksion natyror i jashtëzakonshëm dhe potencial për zhvillimin e turizmit”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së fundmi ka vizituar Shpellën e Gadimes, për të cilën ka thënë se është një atraksion natyror i jashtëzakonshëm dhe potencial për zhvillimin e turizmit.

Shpella e Gadimes, e cila gjendet në fshatin Gadime në afërsi të Lipjanit, është një tjetër bukuri natyrore që e karakterizon vendin tonë, si vend i pasuruar me bukuri të rralla.

Shumë turistë gjatë vitit, shqiptarë dhe të huaj vijnë për ta vizituar këtë shpellë, bukuritë e së cilës nuk mund të gjenden në asnjë shpellë tjetër në botë, sepse janë të rralla dhe i përkasin vetëm asaj.

Shpella e Gadimes është e gjatë 1500 metra, ndërsa për vizitorët lejohen të shihen vetëm 1300 metrat e para të shpellës. Kjo sepse për pjesën tjetër të shpellës akoma nuk janë bërë të mundshme kalimet. Kjo shpellë i ka tre kate, katin e parë që lejohet për vizitorët, katin nënujor dhe katin e sipërm.

Temperaturat në shpellë janë gjithmonë konstante dhe ato sillen nga 11 deri në 13 gradë Celsius. Edhe gjatë muajve të nxehtë të verës, kur temperaturat janë tejet të larta jashtë, në shpellë temperatura mbetet 13 gradë Celsius.

Brenda shpellës ka edhe dukuri të tjera natyrore siç është liqeni, madhësia e të cilit është 15 deri 25 metra. Kristalet e rralla që gjenden në këtë shpellë nuk mund të gjenden në asnjë shpellë tjetër në botë, vlera dhe vjetërsia e të cilave është nga 30,000 deri në 80,000 vjetë.

Çka e karakterizon edhe më shumë këtë shpellë, është se nga kristalet që gjenden brenda, vetvetiu janë formuar simbole dhe portrete si ato të peshkut, mjekrra e Skënderbeut, gjarpëri, Romeo dhe Zhulieta etj.

ObserverKult  


Nelson Mandela

Lexo edhe:

THËNIE FRYMËZUESE NGA NELSON MANDELA: UNË NUK HUMBAS ASNJËHERË. UNË OSE FITOJ, OSE MËSOJ…

ObserverKult ua sjell disa thënie frymëzuese nga Nelson Mandela:

Ajo që ka rëndësi në jetë nuk është thjesht fakti që kemi jetuar. Është ndryshimi që kemi bërë në jetët e të tjerëve, që do të përcaktojë rëndësinë e jetës që ne kemi bërë.

Të jesh i lirë nuk do të thotë thjesht të çlirosh veten tënde nga prangat, por të jetosh duke respektuar dhe zgjeruar lirinë e të tjerëve.

Gjithësekush mund të ngrihet mbi rrethanat dhe të arrijë suksesin, nëse është i dedikuar dhe plot pasion për atë që do të bëjë.

Arsimi është arma më e fuqishme që mund të përdorësh, për të ndryshuar botën.

Mirësia e njeriut është një flakë që mund të fshihet, por nuk zhduket.

Kur njerëzit janë të vendosur, ata mund të kapërcejnë çdo pengesë.

Mos më gjykoni nga sukseset e mia, më gjykoni nga ajo se sa herë jam rrëzuar dhe jam ringritur sërish.

Thëniet e tjera mund t’i lexoni KËTU:


besnik mustafaj...

BESNIK MUSTAFAJ: TI ERDHE, KUR S’TË PRISJA ERDHE

Ti erdhe, kur s’të prisja erdhe.

Gjatë mungesës tënde munda të bëhem Eol,
Të gjitha erërat i mblodha në kacek,
i mbylla mirë.
Tani është prill, bota ëndërron gjelbërim.
Pranvera dhe vera dhe shumë vite të ardhme
S’do të kishin më shtrëngata,
Deti do të qe i qetë e i bukur për njerëzit,
Qielli i kaltër dhe tërë vendi me lule,
Vjeshta do të vinte jo me gjethe të verdha,
me çelje sythesh të rinj do të vinte.

Gjatë mungesës tënde, aq e gjatë kjo mungesë,
U bëra Odise, i munda sirenat e tmerrshme
Dhe Çirçen e bukur
E detyrova t’i kthente në njerëz sërish
Të gjithë udhëtarët e mjerë, derra tashmë
Të nisur prej vitesh dhe pa mbërritur kurrë
te gratë e tyre të dashura.

Poezinë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult