Shpella e Haxhi Aliut “strehon” brenda vetes legjenda e mistere

Ende në ditët e sotme, shpella e Haxhi Aliut mbështillet nga legjendat e misteret. Me lartësi 18 metra mbi nivelin e detit, shpella e ndodhur në skajin veriperëndimor të Kepit të Gjuhëzës është kthyer në një destinacion turistik dhe vizitohet çdo ditë nga turistë të shumtë.

Gojëdhënat flasin për një lundërtar të guximshëm në fillim të shekullit XVII siç ishte Haxhi Aliu nga Ulqini. Së bashku me të birin e tij, ai strehohej në këtë shpellë nga ku luftonte piratët e shumtë që endeshin brigjeve të Jonit, duke bashkëpunuar me barinjtë e kapedanët vendas të bregut.

Hapësirat e brendshme të shpellës së Haxhi Aliut janë shumë të mëdha. Gjatësia brenda shkon në rreth 30 metra dhe thellësia në gati 10 metra. Këtu mund ta gjejnë veten jo vetëm të apasionuarit pas lundrimit e zhytjeve. por dhe ata që kanë dëshirë të shohin stalaktiket mijëravjeçare në paretet shkëmbore.

Mënyra më efikase për të vizituar këtë vend janë mjetet detare si anije dhe varka.
Gadishulli i Karaburunit është kthyer gjatë viteve të fundit një ndër atraksionet turistike më të frekuentuara nga turistët e huaj dhe vendas, për shkak të bukurive natyrore dhe të vendeve mjaft të veçanta që ofron.

Një ndër vendet më të bukura në këtë gadishull ku përveç historisë të mahnit dhe me pamje e e saj mistike është shpella e Haxhi Aliut.

ObserverKult

Lexo edhe:

KJO ËSHTË SHPELLA E NJOHUR KU NDODHEN “SYTË E ZOTIT”

Nëse do të udhëtonin më veri të Bullgarisë dhe do t’i afroheshim provincës së Lukovit ka një shpellë të quajtur Iskar. Shumë afër fshatit të Karlukovo-s, në një mal gëlqeror gjejmë “Sytë e Zotit”, siç i njohin shumica në këtë anë.

Rajoni i është nënshtruar për mijëra vite veprimit karstik, pra ndryshimeve kimike që prodhon uji mbi disa lloje shkëmbinjsh sidomos të tretshëm dhe që modelon peisazhin dhe gërmon galeritë nëntokësore dhe guvat natyrore, derisa prodhon një peisazh karakterisik.

ObserverKult