Shpella e veçantë në të cilën jetojnë disa krijesa të çuditshme

Në jugperëndim të Lubjanës, kryeqytetit të Sllovenisë, gjendet një mrekulli natyrore që tërheq me mijëra vizitorë, çdo vit: shpella Postojna. Ajo njihet si një nga shpellat më të veçanta në botë, me stalaktite e stalagmite mijëravjeçare, si dhe me mbishkrime të lashta. Megjithatë, Postojnën, e bëjnë krejtësisht unike disa krijesa të çuditshme që gjallojnë aty.

Speciet e njohura si Olms (olmat), janë salamandra të verbra, rreth 25 centimetra të gjata, që nuk zhvillohen më, pas fazës së tyre të mitur. Vendasit i quajnë “dragonj të vegjël”, duke qenë se besojnë që shpella ka qenë vendbanimi i dragonjve, dhe me siguri Olms janë pasardhësit e tyre, transmeton ‘a2news.com’.

Në ditët e sotme, vizitorët mund t’i ndeshin “dragonjtë”, duke notuar midis shkëmbinjve në një akuarium të ndërtuar me qëllim mbrojtjen e tyre.

Në pamje, ngjasojnë me peshqit, kanë lëkurë të lëmuar pa luspa, me ngjyrë rozë të çelur.

Ndonëse janë të verbra, olmat gjithsesi mund të ndjejnë praninë e vizitorëve. “Olmat në rezervuarin e shpellës ju dëgjojnë, tremben dhe marrin pozicionet e tyre të sigurta”, thotë biologu Primož Gnezda.

Sipas shkencëtarëve, olmat mund të jetojnë deri në 100 vjet dhe mbijetojnë për periudha të gjata pa ngrënë, deri edhe në shtatë vjet.

Fuqia e tyre rigjeneruese është e mahnitshme, nëse humbasin një gjymtyrë, ato e rikthejnë atë shumë shpejt. Për këtë veti, si dhe për të gjurmuar origjinën e tyre, biologët kanë hulumtuar ADN-në e këtyre salamandrave, por duket se është shumë e vështirë të dalësh në përfundime të sakta për këto gjallesa.

LEXO EDHE: SHPELLA E HAXHI ALIUT, SHPELLË QË “STREHON” BRENDA VETES LEGJENDA E MISTERE

Ende në ditët e sotme, shpella e Haxhi Aliut mbështillet nga legjendat e misteret. Më lartësi 18 metra mbi nivelin e detit, shpella e ndodhur në skajin veriperëndimor të Kepit të Gjuhëzës, është kthyer në një destinacion turistik dhe vizitohet çdo ditë nga turistë të shumtë.

Gojëdhënat flasin për një lundërtar të guximshëm në fillim të shekullit XVII siç ishte Haxhi Aliu nga Ulqini. Së bashku me të birin e tij, ai strehohej në këtë shpellë nga ku luftonte piratët e shumtë që endeshin brigjeve të Jonit, duke bashkëpunuar me barinjtë e kapedanët vendas të bregut…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU