“Shpërthen” kompozitori i këngës “Mora fjalë: Nuk kam “marrë” asnjë lekë!

Naim Gjoshi nga Elbasani është autori i shumë këngëve të njohura, i cili bëri bujë të madhe me këngën “Mora Fjalë” dedikuar heroit Adem Jashari. E kënduar nga këngëtarja Shkurte Fejza kjo këngë ka arritur të bëhet një himn për kombëtaren shqiptare ku këndohet njëzëri kudo ku ka shqiptarë.

Kjo këngë u krijua në vitin 2000 pasi Gjoshi bëri një vizitë në Prekaz në kullat e familjes Jashari aty ku edhe u inspirua për ta krijuar këngën “Mora Fjalë”. E krijuar dhe kënduar për herë të parë për rapsodin Qazim Beka nga Drenica e Kosovës, Gjoshit iu deshën dy javë për ta bërë këtë këngë e cila më vonë ra në duart e këngëtares Fejza.

Autori i këngës i thotë të gjitha në një intervistë për “Vizionin e Pasdites” të cilën mund ta ndiqni më poshtë.

ObserverKult


Lexo edhe:

PUSHTOI ZEMRAT E SHQIPTARËVE/ HISTORIA INTERESANTE E KËNGËS “MORA FJALË”

Nga Armand Bajrami

Kënga “Mora fjalë” është kthyer së fundmi në një himn për tifozët, por edhe vetë lojtarët e Kombëtares kuqezi. Melodia që çon peshë mijëra zemra në stadium e përtej tij, i vishet vargjeve për heroin legjendar, Adem Jashari.

Shumëkush i shqipton me gjoksin plot, por jo aq dinë që krijuesi i tyre është Naim Gjoshi.

Kompozitori i mirënjohur tregon nga studioja e tij në Elbasan, qytetin ku jeton prej 8 vitesh, se “Mora fjalë” lindi në vitin 2000, si kërkesë e rapsodit kosovar, Qazim Beka. 

“Mua më janë dashur dy javë të meditoj për heroin. Ishte në 3-vjetorin e rënies së tij”.

Një vit më vonë në një takim me rapsodin Beka në Kosovë, kompozitori Gjoshi ka dëgjuar rastësisht në ambientin ku ishte këngën e tij nga zëri i Shkurte Fejzës…

Tekstin e plote e gjeni

Nga Armand Bajrami

Kënga “Mora fjalë” është kthyer së fundmi në një himn për tifozët, por edhe vetë lojtarët e Kombëtares kuqezi. Melodia që çon peshë mijëra zemra në stadium e përtej tij, i vishet vargjeve për heroin legjendar, Adem Jashari.

Shumëkush i shqipton me gjoksin plot, por jo aq dinë që krijuesi i tyre është Naim Gjoshi.

Kompozitori i mirënjohur tregon nga studioja e tij në Elbasan, qytetin ku jeton prej 8 vitesh, se “Mora fjalë” lindi në vitin 2000, si kërkesë e rapsodit kosovar, Qazim Beka. 

“Mua më janë dashur dy javë të meditoj për heroin. Ishte në 3-vjetorin e rënies së tij”.

Një vit më vonë në një takim me rapsodin Beka në Kosovë, kompozitori Gjoshi ka dëgjuar rastësisht në ambientin ku ishte këngën e tij nga zëri i Shkurte Fejzës.

Tekstin e plotë e gjeni KËTU