Shpëtim Saraçi: Mos o Kujte se nuk po mbajmë dot më, po më dridhen duart

Ditën e pardjeshme u nda nga jeta, kantautori i mirënjohur, Kujtim Prodani, pasi nuk arriti ta fitonte dot betejën me Covid-19.

Të shumta kanë qenë reagimet për vdekjen e parakohshme të Prodanit, duke shprehur ngushëllimet e përzemërta.

Një prej tyre, ka qenë edhe kompozitori Shpëtim Saraçi, i cili kishte edhe një miqësi shumë të ngushtë me Kujtimin.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka deklaruar se ky lajm i shkatërroi të gjithë këtë fillim viti, ndërsa shton se nuk gjen fjalë të shkruajë e duart i dridhen fort.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Mos o Kujte se nuk po mbajme dot më.
Ishe kaq shok i mire sa mbase jo te gjithe te njoften….
Nuk gjej fjale te shkruaj e duart me dridhen fort…..
Ta dish edhe ne na e shkaterrove kete fillim viti.
Pusho ne paqe o shok i mire prane prinderve te mrekullueshem…
Ngushellimet me te sinqerta familjes….
R.I.P”, ka shkruar Saraçi./abcnews.al