Shpëtim Selmani fiton Çmimin “Kristal Vilencia”

shpëtim selmani
Në foto: Alesh Muster, anëtar i jurisë për Vilenica kristal dhe fitues i çmimit Shpëtim Selmani


Të shtunën, me 9 Shtator, Festivali i 38-të Ndërkombëtar Letrar Vilenica, të cilin e organizon Shoqata e Shkrimtarëve të Sllovenisë, ndau çmimi tradicional Kristali Vilenica për vitin 2023.

Juria e përbërë nga Alesh Muster, Gregor Podlogar dhe Julija Potrç Shavli ka vendosur që çmimin Kristalin Vilenica 2023 ta marrë – Shpëtim Selmani nga Kosova.


Vlerësimi i jurisë:


Shkrimtari, poeti dhe aktori Shpëtim Selmani me poezitë e tij shkund realitetin socio-politik me ndershmëri dhe humor brutal. Me një përdorim të kthjellët të ironisë dhe auto-ironisë, ai pasqyron ngjarjet historike dhe trajton me lehtësi temat që në dukje janë të vështira, duke mos rrëshqitur asnjëherë në sentimentalizëm.

Me një lloj sekuencimi të ngjarjeve historike, Selmani tregon se në realitet asgjë nuk ndryshon dhe se historia përsëritet si një farsë. Kjo është gjithashtu poezi e drejtpërdrejt që fillimisht lidhet me traditën Bitnike me mënyrën e të shkruarit dhe formulimin kritik të problemeve socio-politike.

Poezitë e Selmanit flasin drejtpërdrejt dhe prandaj na bëjnë që ti reflektojmë shoqëritë në të cilat jetojmë. Poezia e Selmanit nuk është predikuese por kritikë shoqërorë e në një mënyrë që çmonton realitetin.

Shkurtimisht, bëhet fjalë për poezi që, pavarësisht referencave dalluese, lundron nëpër peizazhet e poezisë moderne dhe që pas leximit lë mbresa dhe kujtohet gjatë.


Kristalin e Vilenicës më herët kanë fituar edhe dy poete shqiptare, Luljeta Leshanaku më 2009 dhe Blerina Gaxha Rogova më 2015.

ObserverKult