“Shpëtohet” varri antik, gërmimet në Amantia shtojnë vlerat historike të zonës

Specialistë të drejtorisë rajonale të trashëgimisë kulturore në Vlorë kanë përfunduar gërmimet shpëtuese të një varri antik në zonën arkeologjike të Amantias. Nga gërmimi i tij u zbulua dhe u dokumentua një inventar i pasur objektesh arkeologjike, kryesisht enë qeramike.

Nga një vlerësim paraprak, varri duhet ti përkase shek III-II para Krishtit.

Krahas pasurimit të parkut arkeologjik me monumente të reja, nga gërmimet e këtij viti u rikuperuan objekte të një rëndësie të veçantë që do të pasurojnë stendat e muzeve lokale dhe atyre kombëtare.