Shprehjet e fytyrës, a janë universale? A i shprehim emocionet njëjtë?

fytyres

Imagjinoni veten duke ecur në hollin e një hoteli në një vend të huaj. Jeni të lodhur nga një udhëtim të gjatë, por s’keni rezervuar dhomën. Hoteli duket i zënë, por gjihësesi keni shpresë se mund të ketë ende një dhomë të lirë. Para se t’i afroheni recepsionit, ndaleni për të studiuar fytyrën e recepsionistes, duke u përpjekur të vlerësoni nivelin e saj të mirëdashësisë dhe lumturisë.

Ajo duket e këndshme, kështu që vendosni t’i drejtoheni, por fillimisht kujdeseni t’i buzëqeshni, duke shpresuar që ky gjest të perceptohet si miqësor dhe i këndshëm. Leximi i shprehjes së fytyrës, është një mjet i zakonshëm i interpretimit të asaj që njerëzit janë duke menduar apo ndjerë, veçanërisht kur ka në mes një pengesë gjuhësore. Por a ka një aftësi për të përcaktuar se ç’do të thotë shprehia e fytyrës në të gjithë kulturat?

Kjo pyetje është sjellë në mendjet tona për qindra vjet. Në librin e tij në vitin 1872 “Shprehja e emocioneve tek njerëzit dhe kafshët”, Çarls Darvini pretendonte se një grup i veçantë shprehjesh të fytyrës që ai i studioi, qenë universale midis kulturave. Kjo do të thotë se ai arriti në përfundimin se kishin të njëjtin kuptim në çdo kulturë që studioi. Në fund të viteve 1960, studiuesit Silvan Tomkins, Pol Ekman dhe Keroll Izard, ndërmorën kërkime shtesë që shjelluan më tej pretendimet origjinale të Darvinit.

Shkencëtarët treguan fotografi të shprehjeve të ndryshme të fytyrës dhe emocioneve- duke përfshirë zemërim, trishtimin, neverinë dhe lumturinë – njerëzve nga kultura të shkolluara dhe ato primitive nga e gjithë bota. Ata arritën sërish në përfundimin e një marrëveshjeje ndër-kulturore; shprehjet e fytyrës interpretoheshin në mënyrë identike, pavarësisht origjinë kulturore të atij që i shihte.

Prej atëherë, ka patur më shumë se 30 studime të ndryshme, të cilat dëshmojnë njohjen universale të emocioneve të fytyrës në të gjitha kulturat. Nga ana tjetër, teksa interpretimi themelor i një shprehie mund të jetë unik në të gjitha kulturat, modelet e mësuara të sjelljes ndikojnë tek mënyra se si njerëzit interpretojnë shprehjet e fytyrës në mënyra të ndryshme.

Për shembull, një buzëqeshje lexohet universalisht si një treguese e lumturisë, mirëdashjes dhe vullnetit të mirë. Por në mënyrën që përdoret në mesin e kulturave, mund të bartin kuptime të ndryshme. Disa kultura perceptojnë se amerikanët e përdorin shumë lehtë buqëqeshjen, duke ngritur pikëpyetje mbi mungesën e sinqeritetit të tyre.

Evropian-veriorët mund të jenë të rezervuar në buzëqeshjet e tyre, duke u ofruar atyre me shumë maturi. Dhe në disa kultura aziatike, një buzëqeshje mund të përdoret për të kapërcyer një situatë të pakëndshme apo që shkakton ankth, çka për kulturat e tjera, mund të ngjajë e papërshtatshme. Edhe kontakti me sy luan pjesën e vet. Amerikanët presin ruajtjen e e kontaktit me sy ndërsa bisedojnë me dikë. Kur dikush shmang kontaktin me sy, ky mund të perceptohet si një gjest i pasjellshëm ose i pandershëm.

Megjithatë, në mesin e latino-amerikanëve, shmangia e kontaktit të drejtpërdrejtë me sy, mund të interpretohet si një shenjë respekti. Në kulturën aziatike, një bisedë mund të fillojë me një kontakt të shkurtër me sy, edhe pse pritet që pjesëmarrësit të mos fiksojnë tjerin për një kohë të gjatë. Komunikimi në kushtet e një pengese gjuhësore mund të rezultojë i vështirë, por ndihmon jo pak fakti që njerëzit nxjerrin përfundime në bazë të shprehjeve të fytyrës.

Përgatiti: ObserverKult


Lexo edhe:

ERNEST KOLIQI: AT LEONARD DE MARTINI BANI ME GURGULLUE N’LETËRSINË TONË SHPREHJET POPULLORE