Shpresa Qeriqi, pjesë e edicionit të pestë të “FICTION FEST”

Pjesë e edicionit të pestë të Festivalit të Prozës Artistike “FICTION FEST” do të jetë prozatorja e re prishtinase, Shpresa Qeriqi. Ajo është një nga zë i veçantë në mesin e gjeneratës së shkrimtareve të reja në letërsinë e tashme shqipe.

Shpresa Qeriqi (1991) ka lindur në Prishtinë, ku ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në degën Letërsi Shqipe. Gjatë studimeve ka iniciuar rikthimin e revistës studentore “Fryma”, ku ka qenë redaktore e prozës dhe ka botuar recensione e poezi. Si shkrimtare e prozës së shkurtër është prezantuar për herë të parë në Festivalin “Fiction Fest” në Prishtinë, me tregimin “Bishti” (2020). Shpresa ka botuar tregime në revista si Ex-Libis, Pen Kosova dhe Hejza. Dorëshkrimi i saj “Mjegull” u përzgjodh në pesëshen finale të çmimit letrar ”Kadare” 2022.

Ajo do të jetë pjesë e edicionit të pestë të “FICTION FEST”-it dhe do ta nderojë festivalin me bisedën dhe leximin e një pjese të prozës së saj artistike në natën e parë të këtij festivali (04.11.2025, ora 18:00).

Ndihmëtare e “FICTION FEST”- edicioni i pestë është Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

ObserverKult


Lexo edhe:

MARK PASHKU, PJESË E EDICIONIT TË PESTË TË “FICTION FEST”