“Shpresoj që të pajtohen”, gruaja e Will Smith flet për herë të parë për shuplakën e famshme

Jada Pinkett Smith ka folur për herë të parë për incidentin mes bashkëshortit të saj Will Smith dhe Chris Rock, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar.

Smith goditi me shuplakë moderatorin, i cili kishte bërë një batutë mbi kokën e rruar të Pinkett Smith. E që nuk u prit mirë nga aktori, pasi gruaja e tij vuan nga alopecia, çrregullim që shkakton rënien e flokëve, transmeton ‘a2news.com’.

“Unë shpresoj shumë që këta dy burra të zgjuar të sqarohen. Dhe të pajtohen me njëri-tjetrin. Në situatën që është bota sot, kemi nevojë për të dy.

Në fakt, të gjithë kemi nevojë për njëri-tjetrin më shumë se kurrë në këtë moment. Will dhe unë po bëjmë atë që kemi bërë 28 vitet e fundit: po mësojmë të bashkëjetojmë”, tha Pinkett Smith.


Lexo edhe:

RRËFIMI I WILL SMITH, FLET PËR FËMIJËRINË E VËSHTIRË

Aktori i njohur, Will Smith, ka folur së fundmi për fëmijërinë e tij në “My Next Guest Needs No Introduction with David Letterman”.

Intervista është plot me të reja nga jeta dhe karriera e aktorit. Duke përfshirë një moment ku ai qorton Letterman, pasi foli për nënën e tij, Caroline Bright.

“Mos thuaj asgjë për nënën time, Dave,” i tha Smith prezantuesit. Ndërsa shikuesit shpresonin gjithashtu se aktori do të fliste për shuplakën famëkeqe të Oscars. Ata zbuluan se episodi ishte filmuar para marsit 2022.

“Episodi u regjistrua përpara ceremonisë së ndarjes së çmimeve të Akademisë 2022,” lexohej në një paralajmërim para se të vinte episodi.

Në bisedën e tij me Letterman, Smith përmendi gjithashtu librin e tij të fundit, “Will”. Si dhe foli për marrëdhënien e diskutueshme të prindërve të tij.

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU