Shqipëri-Kosovë, rritje të bashkëpunimit mes muzeve

bashkëpunimit mes muzeve

Me qëllim të bashkëpunimit, ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi vizitoi Muzeun Historik Kombëtar.

Gjatë vizitës në muze, ambasadori Durmishi, zhvilloi një takim të përzemërt me drejtorin e Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçin, me të cilin foli për bashkëpunimet e deritanishme mes Muzeut Historik Kombëtar dhe Muzeut Kombëtar të Kosovës.

Po ashtu Durmishi dhe Koçi folën për ecurinë e zbatimit të Kalendarit të Përbashkët Kulturor Shqipëri-Kosovë, si edhe për mundësitë e mëtejshme të bashkëpunimit mes dy muzeve./ATSH

ObserverKult

Lexo edhe:

MUZEU KOMBËTAR I FOTOGRAFISË “MARUBI”, I LISTUAR NDËR 50 MUZETË EUROPIANË MË NOVATORË TË 40 VITEVE TË FUNDIT