Shqipëria e viteve ’81-91: Zbulohen imazhet ‘e papublikuara’ dhe mjaft “rrëqethëse”

Fotografi francez Michel Setboun e ka vizituar disa herë Shqipërinë: gjatë diktaturës, kur diktatura ra dhe gjatë tranzicionit demokratik të vendit.

Ai ka ruajtur në fokus gjurmët e pashlyeshme të periudhës së diktaturës, të cilat shprehen në fytyrat e vrenjtura të shqiptarëve që ka fotografuar. 99 foto ishin pjesë e ekspozitës që ishte hapur kohë më parë në qendrën COD në Tiranë.