Shqipëria nuk shkon në finale, ja lista e plotë e vendeve të kualifikuara në Eurovision

ronela hajati
Ronela Hajati

Këngëtarja Ronela Hajati e cila përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision 2022” me këngën “Sekret” nuk u kualifikua në finale.

Edhe pse me performancën e saj Ronela ndezi skenën, Shqipëria nuk arriti dot të kalojë në finale.

Votimi ishte i hapur gjatë gjithë mbrëmjes, ku shtete të ndryshme kanë pasur mundësi të votojnë për performancën që u ka pëlqyer më shumë, dhe pas këtij votimi Shqipëria nuk arriti të kualifikohet.

Ajo që tërhoqi vëmendje ishte performanca në skenë, e cila përmbante elementë të valleve tradicionale shqiptare.

Me një koreografi të kujdesur deri në detaje këngëtarja kërceu së bashku me balerinët si një trup i vetëm, teksa nën ritmin e këngës dhuruan një performancë mahnitëse.

Ronela Hajati përjetoi e para nga konkurrentët ndjesinë e gjysmëfinales së parë të “Eurovision 2022”.

Lista e plotë e finalistëve:

Zvicra
Armenia
Islanda
Lituania
Portugalia
Norvegjia
Greqia
Ukraina
Moldavia
Holanda.


Lexo edhe:

“DORËZOHET” RONELA HAJATI: NUK DO TA FITOJ KURRË EUROVISIONIN

Ronela Hajati ka deklaruar së fundmi se nuk do të fitojë në kompeticionin muzikor ‘Eurovision’.

Përmes rrjetit të saj social, Instagram, Ronela e cila do të përfaqësojë Shqipërinë  me këngën “Sekret” është shprehur gjithashtu se i vjen të qajë kur sheh se shqiptarët nuk e mbështesin dhe ofendojnë njëri-tjetrin.

“E di si është puna? Kam pas ca përgjigje për këta, por zoti i ka lënë si mbetje ekologjike edhe duke qenë gjallë. Dhe mbi të gjitha më vjen turp të shohin të tjerët që shqiptarët përdorin gjuhë të tillë për njëri-tjetrin! Ne përfundimisht kemi shumë probleme të pazgjidhshme me veten tonë që arrijmë në këto grada!

Unë nuk do ta fitoj kurrë Eurovisionin dhe as e mendoj. Por mbështetja nga artistët (që unë i kam ndihmuar pafund shumë prej tyre) ka qenë i pallogaritshëm! Më mbushen sytë me lot kur njerëzit e mi përdorin këtë gjuhë urrejtjeje mbi një këngë që...

TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU

ObserverKult