Shqipëria, pjesë e “First Kings of Europe”!

Shqipëria pjesë e “First Kings of Europe”! Këtë lajm e ka bërë me dije së fundmi, ministrja e Ministrisë së Kulturës në Shqipëri, Elva Margariti, përmes rrjeteve sociale.

“Objekte të trashëgimisë prehistorike nga Shqipëria janë bërë pjesë e një ekspozite ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada”, njoftoi Margariti.

Ndërkohë, mes një mozaiku të jashtëzakonshëm me objekte të 25 institucioneve nga 11 vende të Europës Juglindore do të jenë edhe 17 artefakte, që datojnë prej 4500 vjet më parë deri në 2400 vjet më parë.

Këto janë zbuluar nga varreza të ndryshme tumulare të gërmuara në gjithë territorin shqiptar.

“Janë objekte nga fondet e Institutit të Arkeologjisë dhe koleksioni i Muzeut Arkeologjik në Tiranë.

Ato janë bërë pjesë e ekspozitës lëvizëse në Amerikën e Veriut, organizuar nga një prej muzeve më të mëdhenj në SHBA, Field Museum of Natural History, në Chicago-SHBA.

Një dëshmi mbi jetën politike e sociale në trojet tona në kohërat e “Mbretërve të parë të Europës”, ka shkruar Margariti.

ObserverKult


Lexo edhe:

AMFITEATRI I DURRËSIT ME KONCESION? JA SI PËRGJIGJET MINISTRJA ELVA MARGARITI

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, mohoi që Amfiteatri i Durrësit do të jepet me koncesion.

E ftuar në emisionin “Frontline” në News24,Margariti tha se “nuk do të ketë asnjë koncesion për amfiteatrin”.

Më tej ajo shtoi se do të shpronësohen të gjithë banorët përreth zonës. Margariti ka sqaruar se “Vlerat që marrim parasysh, janë edhe vlerat e shitjeve të tre muajve të fundit”.

“Amfiteatri i Durrësit ka disa ndërhyrje, që janë pasojë e disa evenimenteve. E para është tërmeti. Pas tërmetit, qeveria shqiptare bëri një P2V më të veçantë se në zonat e tjera. Kjo pasi që ishte zona më e prekur. 

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult