Shqipëria, qendra e botës në mesjetë: Flet historiani Pëllumb Xhufi!

Historiani i njohur Pëllumb Xhufi i ftuar në emisionin “Shqip” në Dritare TV foli për historinë e mesjetës së Shqipërisë. Xhufi u shpreh se në Mesjetë Shqipëria ka qenë qendra e botës, për shkak të pozicionit gjeografik që kishte ajo.

Ne, thotë Xhufi, kemi pasur një Mesjetë të ndritur, jo të errët.

“Ne duhet të jemi krenarë për historinë e Mesjetës. Se bëjmë diferencën me vendet fqinje. Shqipëria ka një histori mesjete jashtëzakonisht intensive dhe që është e dëshmuar me dokumente si asnjë popull tjetër. As grekët nuk e kanë mesjetën siç e kemi ne.

As serbët e lëre më bullgarët, etj. Ata kishin mbretëri, por mos harroni që ne kemi qenë qendër e botës, jo për meritën tonë por ishte vendosja gjeopolitike e Shqipërisë në atë kohë.

Duke pasur afërsinë me kontinentin evropian, me Evropën Perëndimore, me Italinë që ishte pararojë e perëndimit që shihte nga Bizanti, dhe duke pasur atë distancën e shkurtër të lidhjes 7 kilometërshin e famshëm të Kanalit të Otrantos dhe rrugën “Egnatia”, që ishte autostrada e botës së njohur të asaj kohe. Atëherë bota e njohur ishte Evropa.

Edhe në një kohe që variabli gjeopolitik i kohës gjate gjithë Mesjetës ka qenë që Roma e vjetër duhej të ribashkohej me Romën e re, që ishte Kostandinopoja.

Pra Perandoria Bizantine, ose Ish-Perandoria Romake e Lindjes, duhej të bashkohej me nënën e saj që ishte Roma e vjetër, që kishte kryeqytet Romën.

Dhe kështu është historia e madhe e Evropës Mesjetare. Dhe është pikërisht me sulme që bënte fillimisht Perandoria Bizantine, e forcuar me Justinianin tonë, që ishte një perandor ilir nga Shkupi.

Historianët e atëhershëm e kanë thënë një gjë të tillë dhe njihet nga shkenca, madje thoshin se nuk ishte sllav se nuk kishin ardhur sllavët akoma.

Ishte ilir nga Shkupi. Justiniani qe i pari ndër perandorët e lindjes, i cili tentoi dhe e ripushtoi dhe e bashkoi Italinë siç ishte para 2-3 shekujsh dhe krijoi një perandori unike, Perandoria Romake.

Ne kemi pasur një Mesjetë të ndritur, nuk është e errët. Ka arkiva pafund, në Venecia, në Vatikan, në Ragusë, në Kotorr që është këtu afër nesh. Në Napoli, pafund dokumente që ngelën për t’u shfrytëzuar. Flasim për shekullin e 14. Ne kemi pasur statute të një niveli të lartë.

Qytetet tona kryesore, Shkodra, Drishti, Tivari, Ulqini, Durrësi, kanë qenë qytete me statute. Statute ishin kushtetuta të qyteteve shtete.

Që funksionon si korpus të veçantë. Ato janë dokumente të mrekullueshme, të japin panoramën e një jete qytetare të rregulluar deri në detaje më të vogla”, tha Xhufi./ gazetatema.net

ObserverKult


Lexo edhe:

REAGIM “INTERESANT” I PËLLUMB XHUFIT: A ËSHTË AI VENDI I DUHUR PËR BUSTIN E MID’HAT FRASHËRIT…?

Historiani Pëllumb Xhufi e cilëson një gjest të shëmtuar shkatërrimin e bustit të Mid’hat Frashërit. I ftuar në studion e lajmeve të MCN, Xhufi tha duhet të mendohej më mirë nëse busti e kishte vendin aty ku ishte vendosur, por shtoi se asgjë nuk e justifikon gjestin.

Duke vijuar më tej, Xhufi tha se vendimmarrësit duhet të pyesin historianët kur të ngrenë në piedestal një figurë historike.

“Padyshim gjesti është i shëmtuar jo vetëm ndaj Mid’hat Frashërit që ka merita të veçanta sidomos për një periudhë kohore që nga pavarësia deri në 1925 kur mbylli karrierën si përfaqësues i Shqipërisë në Athinë. 

Si shumë personalitete pati luhatjet dhe ka të drejtë të shkruhet. Në gjykimin tim ka shkelur dhe në gjërat që i kishte të shenjta. Mund të mendohej më mirë, nëse e kishte vendin aty apo dikur tjetër, ajo treshja për mua është e shenjtë. Treshja i përket një epoke tjetër, një brez përpara dhe mund të vendosej diku tjetër, por kjo nuk e justifikon gjestin, është gjest fanatikësh. 

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult