Shqipëria vend i bekuar , “udhë e mbarë” për të gjithë ata që duan të ikin

Nga: Dritan Hila

Më rezulton që në gjithë Shqipërinë kanë çelur trëndafilat. Pra kemi një klimë që pak kush e ka në bote. Mbase ne, Greqia, jugu i Italisë, një pjesë e Turqisë dhe Spanjës. Si rrallë ndonjë vend nga këto që thashë (hiq disa pjesë të Greqisë) ke vetëm disa km larg detin nga mali.

Tani, boll me britmat histerike të tipit gjinkalle e zalisur në mes të korrikut për korrupsionin shtetëror (se ky është në gjithë botën), administratën e paaftë (në shumicën e perëndimit administrata i thotë kembës dorë), tatimet që të bien në qafë (në Itali e Greqi ti heqin breket nga koka), krimin (këtë e kanë shpikur ustallarët ku ne ëndërrojmë të shkojmë), pandjeshmërinë e qeverisë (ca qeveri të tjera të çojnë të humbasësh kockat në Afganistan, Irak dhe Afrikë), gjyqësorin e korruptuar (në botë gjyqësori të heq skalpin), shtypin që qenka shitur (në perëndim kjo është e deklaruar dhe vetëm torollaket shqiptarë mendojnë që gazetari duhet të jetë steril ideologjikisht) etj etj, se më të neveritshëm sesa fenomenet që thashë, këtë vend po e bëjnë të padurueshëm histerikët që punë tjetër nuk dinë të bëjnë veçse të pështyjnë.

Ky vend ka probleme me të gjitha sa thashë dhe ca më shumë me të pasurit e rinj shqiptarë që janë ca brekgrisur që ju ka zënë kacidhja lesh dhe kane filluar të privatizojnë edhe mizat. Por këta që ankohen gjithë ditës, nëse nuk rrini dot këtu e ta bëni këtë vend, udha e mbarë e të shohim sa do ecni përpara në atë botën tjetër. Nëse nuk na jepni dot një dore këtu, provojeni një herë andej se deri ku do shkoni.’/(shqiptarja.com)


Lexo edhe:

FOTOGRAFI TË RRALLA: SI DUKEJ SHQIPËRIA GJATË KOHËS SË AHMET ZOGUT?

ObserverKult