“Shqipëria vendi i vetëm evropian pa shkollë dramaturgjie”/ Stefan Çapaliku: Hidhni farën që të korrni frutet

Shkrimtari dhe dramaturgu, Stefan Çapaliku ka deklaruar se Shqipëria është i vetmi vend evropian që nuk ka një shkollë dramaturgjie.

I ftuar në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News, ai e ka konsideruar një problem tepër të rëndë, pasi nuk mund të dalin dramaturg të rinj.

Çapaliku ka theksuar se Kosova e ka një shkollë të tillë dhe ka krijuar profile tepër interesante.

“Shqipëria është i vetmi vend evropian që nuk ka një shkollë dramaturgjie. Kjo është sa e vërtetë dhe sa e rëndë. Është kaq e rëndë kjo punë, sa nuk na lejon ne të kërkojmë produkt nëse nuk kemi miell fare të kësaj pune.

Pra, ti nuk e ke hedhur farën në tokë dhe habitesh kur thua që nuk ka mbirë asnjë lloj fruti për të korrur. Ti nuk ke për të pasur kurrë frute për të korrur, nëse ti nuk ke hedhur farën. Pra, të gjitha këto premtime shkojnë në kosh në momentin që nuk ka asnjë iniciativë.

Të paktën në Fakultetin e Dramës apo Universitetin e Arteve, apo Fakultetin Filologjik nuk ka asnjë rëndësi ta ndërtojmë një degë të tillë. Imagjinoni, që edhe Kosova e ka dhe ka pasur rezultate të jashtëzakonshme atje.

Vazhdimisht dalin dramaturg dhe dramaturge të reja me profile jashtëzakonisht interesante.

Kjo degë nuk ndërtohet në shtëpi, apo në një emision televiziv. Ajo punë është pjesë e programit politik arsimor shqiptar.

Partia politike që fiton zgjedhjet, që merr pushtetin, që ka dhe Ministrinë e Arsimit, duhet që ta kete një prej aneksve të vetë, të shkruar dhe këtë punë, të hap një shkollë dramaturgjie”, u shpreh ai./abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

STEFAN ÇAPALIKU: “ÇMENDURIA IME MË E MADHE JANË LIBRAT E MI”

Stefan Çapaliku është një ndër emrat më të spikatur shkodran të letërsisë. Ai është shkrimtar, studiues dhe dramaturg i njohur.

Çapaliku ka bërë një rrëfim në emisionin “Pas Mesnate” duke ndarë detaje nga librat e tij. Por nuk mungoi as jeta private.

Ndër të tjera, ai konsideroi si çmendurinë më të madhe librat e tij, të cilët i shkruan se ka dëshirë dhe jo për arsye përfitimi.

“Çmenduria ime më e madhe janë librat e mi. Të bësh një libër është një punë e vështirë, me thënë të drejtën.

Veçanërisht kur ti nuk ke asnjë lloj obligimi ndaj kërkujt në botë për ta bërë atë libër, se njeh historia e letërsisë raste si për shembull, Balzaku shkruante për të shlyer borxhet e veta, dikush tjetër shkruan se ka një kontratë me një botues dhe dikush tjetër shkruan se ka dëshirë me shkrujt.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult