Jo të gjithë e dinë historinë e shqiptarëve që jetojnë në jug të Ukrainës. Ky grup diaspore arbëreshe është larguar nga vendi ynë, kryesisht gjatë shekujve të 16-të e të 17-të, nga rrethinat e Korçës, Pogradecit, Kolonjës e më gjerë.
Ata kanë qëndruar për tre shekuj në Dovenje të rajonit të Varnës, në Bullgari. Mandej, për shkaqe të luftërave ruso – turke, kanë shkuar në Besarabi dhe prej këtu në Rusi në kohën e Careshës Katerina e Dytë, që iu pati premtuar arbëreshëve toka të lira.
Historia e shqiptarëve të Ukrainës rrëfehet më qartë në një intervistë ekskluzivisht për Report TV nga etnokoreologu, prof. Dr. Ramazan Bogdani, një studiues i palodhur që gjithë jetën e tij ka rendur në gjurmët e trashëgimisë kombëtare.
Ndaj, Profesor Bogdani ka ndërmarrë dy udhëtime investiguese, të cilat janë bërë në kuadër të dy veprimtarive etnokulturore te Shqiptarët e Vjetër të Ukrainës.
Aktivitetet u organizuan nga Agjencia Kombëtare për Diasporën gjatë muajve tetor-nëntor të 2019-s në fshatrat me popullsi shqiptare të rajonit të Odessas si në Karakurt, i quajtur ndryshe dhe Albania, në Tazi, në Qushkia dhe në Gjandran.
Ndërsa flet për udhëtimin e tij në Ukrainë, ku shqiptarët bashkëjetojnë me bullgarët, gagauzët, rusët dhe ukrainasit, profesor Bogdani shprehet se kjo lloj bashkëjetese e bënë edhe më të ndërlikuar kërkimin shkencor. Por, për të, kultura e shqiptarëve të Ukrainës, pavarësisht nga asimilimi, mbetet ende një tregues për identitetin etnik shqiptar.
Prof. Dr. Ramazan Bogdani, që mban titullin “Mjeshtër i Madh” gjatë kësaj interviste rrëfen se çfarë ka konstatuar te shqiptarët e Ukrainës përmes dy investigimesh tradicionale etnokulturoe nga të bëra në muajt shtator-tetor të 2019 –s.
Gjatë rrëfimit për aktivitetet që u bënë nga Agjensia Kombëtare për Diasporën e Republikës së Shqipërisë të mbajtura në Rajonin e Odesës, tek shqiptarët e Ukrainës, pofesor Bogdani ka bërë vëzhgime për origjinën, historikun dhe trashëgimitë e ruajtura në gjirin e e kësaj popullsie.
Prof. Dr. Bogdani shprehet se shqiptarët e Ukrainës kanë qenë të njohur shumë pak në vendin tonë, dhe ai shprehet se fillimisht ka mësuar për historinë e tyre prej librit “Shqiptarët e Ukrainës” – Udhëshkrime dhe punime shkencore , të autorëve nga shqiptarë në Maqedoni, Sefer Musliu dhe Daut Dauti, botim I vitit 1996.
“Në Ukrainë ndodhen katër fshatra me origjinë shqiptare: Karakurt (Zhevnevoe), Tazi (Devnenskoe), Qushkia (Gjeorgjevka) dhe Gjandran (Hamovka).” – thotë Bogdani, duke theksuar gjatë intervistës se:
“Banorët e këtyre fshatrave janë larguar nga Shqipëria kryesisht gjatë shekujve 16-17, nga rrethinat e Korçës, Pogradecit, Kolonjës etj. Janë vendosur për tre shekuj në Dovenje të rajonit të Varnës në Bullgari. Mandej, për shkaqe të luftrave ruso – turke, kanë shkuar në Besarabi dhe prej këtu në Rusi në kohën e Careshës Katerina e Dytë , e cila i pati premtuar toka të lira.”, rrëfen Bogdani.
Me tej etnokoreologu Bogdani thotë se:
“Njëri ndër vendbanimet më të parë e të hershëm është fshati Karakurt apo “albanec” , siç quhen shqiptarët e atjeshëm. Ato jetojnë kryesisht në dy “mëhallë”: “arnautët” dhe “gaugazët” (turq këta të besimit ortodoks), por ka edhe të tjerë, si: bullgarë, ukrainas, azerbajxhanas etj; gjithsejtë 11 komunitete, që gjithmonë kanë jetuar në paqë. Fshati Karakurt, quajtur edhe “Albania”. Në Ukrainë, së bashku me gaugazë dhe bullgarë themelojnë tre koloni – fshatra: Tazi (Devnenskoe), Qushkia (Gjeorgjevka) dhe Gjandran (Hamovka). Janë të vendosur me një largësi 4-5 kilometra njëri nga tjetri. Ndryshimi i emrave të fshatrave ka ndidhur pas Luftës së Dytë Botërore. Shqiptarët e Vjetër të të katër fshatrave janë thirrur ”arnaut” (nga periudha e Perandorisë Osmane), dhe i quajnë “albanci”, sikundër të tillë e identifikojnë edhe veten. Nuk kanë patur kurrë shkollë shqipe, sikundër nuk e njohin gjuhën e shkruar. Flasin, si të thuash, “zallahiten” (kuptojnë) paksa të folurin shqip. Megjithatë, ruajnë vetëdijen shqiptare dhe krenohen me slogane të tillë, si: “Gjaku ujë’s’bënet”, “Jem shqiptar”etj.”, rrëfen prof.Dr. Bogdani.
Ndërkohë profesor Bogdani flet edhe për rreziqet e asimilimit.
“Përgjithësisht “arnautët” jetojnë në bashkësi shoqërore me komuntete të tjerë, deri në marrëdhënie martesore. Për nga besimi janë ortodoksë, sikundër ukrainasit dhe rusët. Ashtu si mbarë Ukraina Lindore, bashkë dhe me “shqiptarët e Vjetër”, atje komunikohet kryesisht me rusisht, madje sikur e përjetojnë së shumti jetën ruse, qoftë atë të ish-kolkozëve, siç dëshmojnë vetë.
Në Karakurt ka një Muze të Kulturës Shqiptare, sikundër funksionojnë, ashtu zvarrë, shoqëri kulturore të tilla, si: “Kollorit”, “Rilindja” etj, teksa nuk gjallon më shoqëria e dikurshme “Lulja”. Kurse për të tre fshatrat e tjerë pothuajse nuk ka organizime të tilla.”, -thotë Bogdani, i cili gjatë intervistë për Report TV rrëfen edhe kujtime nga takimet e ngrohta e të përmallshme me shqiptarët e mërgura prej pesë shkeujve nga vendi ynë.
“Emrat janë ndërruar. Në hyrje të fshatit Gjandran është vendosur tabela me shkrimin e emrit të fshatit, tashmë ukrainisht Hamovka. Disa biseda me banorë të Gjandranit, që na thirrnin pambarim “tanët-tanët”, do të përbënin prologun e komunikimeve tona me “albancit” e Ukrainës.”, thotë Bogdani.
Ai kujton sesi pas një mirupafshim të ngrohtë, me fjalët shqip “rrini mirë”, më pas kanë shkuar në Tazi, ku dhe aty hasin tabelën në ukrainisht Devnenskoe për Tazi.
“Përmes përshëndetjeve mirëseardhëse, si edhe gjithnjë me atë “zallohitjen” e asaj shqipeje të vjetër, përzier me rusishten, na ftojnë të hyjmë brenda në mjediset e shkollës. Ndërkohë, të pranshmit e shumtë ishin duke fesuar “Ditën e mësuesit”, një përkujtesë kjo kombëtare për mbarë Ukrainën, që festohej të dielën e parë të çdo muaji tetor. Bashkë me nxënësit dhe mësuesit e shkollës, mori pjesë në atë festim edhe grupi ynë i të pestëve, duke ndjekur me emocione programin me recitime të shumta dhe këngë, përmes komunikimit “zallohit” dhe rusisht. Për nder të këtij festiviteti ishte organizuar edhe një banket ku sigurisht që ishte i ftuar edhe grupi ynë. Në atë mjedis, ndër të tjerë qenë të pranishëm drejtoresha Galina dhe disa mësues, të cilët na u prezantuan me emra: Anja Georgev, Irena Karmelita, Maria Petrova, Irini Ugauapina, Ledja Pandarove etj; sikundër edhe dy miqtë tanë tashmë, Juri dhe Ilia. Në këtë rast do të veçoja mësuesen vendase Natasha Ormanxhi, e cila, ashtu rastësisht, u ndodh përbri meje. Natasha ishte një grua sa simpatike aq edhe, siç më thanë, personifikuese nga një “derë e madhe albancish” në fshatin Tazi.
Epilogu i atij festiviteti do të shënohej nga njëfarë përshëndetje falenderuese që bëra në emër të grupit tonë, duke u rrekur të komunikoja rusisht. Largohemi me përshtypjet më të mira nga ajo pritje e përzemërt, sigurisht për të qenë në fshatin Tazi edhe gjatë ditëve në vijim.”, rrëfen Bogdani ndër të tjera gjatë intervistes për Report TV.
Bogdani kujton ndër të tjera sesi dy motrat e moshuara nga Tazi Ana e Akilena kanë bërë biseda të ngrohta studiuesin e ardhur nga dheu i të parëve të tyre.
“Akilena Dimitrevna Gjandran, 77 vjeçe, dhe martuar e lindur në të njëjtin fshat, Tazi. Ajo tha që ta presim mikun “albanec – tanët” me një këngë. Ndërkaq të dyja motrat, Ana dhe Akilena, nisin të këndojnë:
“Ano e bukur çupi,
Ano e mirë çupi.
Jert vokti t’i marton,
Tujne te bukura çupi.”
Ato kënduan duke vallëzuar, ndonëse me keqardhje mes gjurmësh sllavo-bullgare, siç i kanë ato përgjithësisht të lëvizurit vallëzues të grave. Unë ju thahsë ju lumtë, por ama për fat të keq vallet e tyre ishin më shumë me karakter sllav.”, tha Bogdani.
Qëllimi i vajtjes së profesor Ramzan Bogdanit në Ukrainë me grupin e valleve të drejtuar nga Genc Kastrati ishte të mësuarit e valleve shqipe dhe një procesi pune me karakter investigimesh etnokulturore.
Profesor Bogdani gjatë intervistës rrëfen të gjithë udhëtimin e tij drejt Ukrainës dhe frytet e punës investigative, ku 80-vjeçarja Ana Kanarova I ka “Tantë babo, dedovo, ardhka ktu, ne nok dimi nga ka ardha”…
Dhe ai thotë se ka pasur si lajtmotiv fjalën zallahit që e përdorin ukrainasit në vennd të fjalës bisedoj. I përshëndet shqiptarët e Ukrainës gjatë aktvitetit kulturor me këto fjalë sipas gjuhës së tyre të vjetër:
“Nime jem n’Qushki, ama dy herë vajkan Taz. Për këtëzë bukë tanë boti, jemi tanët, arnaut; k’tu rojkan prost; ti zallahi si ne!. Tato, mami, çiçe, uço, bilë, kako, jem mirë. U gëzof k’tu për t’kuq vera dhe t’bukur çupa. Tanca Xhok, Molldavançe dhe Tartamexhe, kërcen vjetër”. Dhe “zallohitjen” do ta mbyllja me sloganin “arnautçe”: “Tanët që jem’, ni krov gjak” -rrëfen etnokoreologu Ramzan Bogdani, për Report Tv.