Shqiptarët lexojnë më pak libra, të rinjtë po largohen nga leximi

Është bërë traditë që me hyrjen e muajit tetor, të nisë edhe festa e librit e njohur ndryshe si “Tetori i Librit”, me një sërë aktivitetesh që kanë në fokus promovimin e titujeve të rinj dhe takime me autorë, megjithëse jemi sërish përballë një realiteti, ku lexueshmëria vihet në pikëpyetje.

Drejtuesja e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli, thotë se deri në fund të vitit do këtë një sondazh që do t’i japë përgjigje kësaj çështje, edhe pse sinjalet nga libraritë tregojnë për një realitet jo të kënaqshëm.

Janë të rinjtë ata që po largohen gjithmonë e më shumë nga leximi. Poetja laureate, Luljeta Lleshanaku, pranon se hapi i parë për të përmirësuar këtë realitet duhet të nisë nga kurrikulave e shkollave.

Tetori i Librit në Shqipëri do të zgjasë përgjatë gjithë muajit, me moton “Libri për ekuilibrin njerëzor” si një shtyllë e rëndësishme për një shoqëri progresive./Klan

ObserverKult


Lexo edhe:

LITTERA SJELL PËR LEXUESIT LIBRIN “KANGËT E BABËS” TË BISLIM AHMETAJ