Shqiptari që iku nga vendi për të arritur sukses të madh në SHBA

Shkodrani Lorenzo Logoreci ka një histori vërtetë frymëzuese. Ai dikur u largua në SHBA me shumë vështirësi, ndërsa sot është aksionar në platformën e komunikimit ‘Zoom’ dhe tregtar në bursën e New York-ut.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Lorenzo ka treguar si u bë investitor në Apple e Tesla, edhe aktualisht në Zoom. Madje, investimi më i fundit i shqiptarit është në një kompani lentesh për botën virtuale.

“Unë kam investuar në fakt. Kam bërë kurse online dhe shkollën e lartë për ekonomi në Universitetin e Kolumbisë. Përpara ‘Zoom’, unë kam investuar në Apple, kam qenë investitor dhe në Tesla në 2010. Kam qenë investitor i madh, më pas bëra një pauzë. Kështu që unë vendosa të investojë në Zoom se ishte një platformë fantastike për ne. E ndihmoj ‘Zoom’, por tani janë masa të ndryshme.

Tani te Apple nuk kam më aksione, ndërsa te Tesla kam disa, është një numër i vogël, jam liruar. Me ‘Zoom’ jam direkt investitor, paraqitet platforma dhe mund të investosh. Unë i shes dhe i mbaj, varet. Tani kam bërë një investim tjetër. Është një kompani që bën lente për botën virtuale. Është evakuilente e Metaverses, në anë tjetër”, u shpreh Lorenzo, i cili tashmë ka arritur një sukses të madh në SHBA./abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

VDEKJA E DJALIT TË ARBEN DUKËS, RRËFEN NËNA: E DËRGUAM NË SHBA PASI NA E RRËMBYEN NJERËZIT E SALI BERISHËS

Pesëdhjetë ditë pas vdekjes së Arben Dukës, ndërroi jetë, djali i tij, Denisi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pasojë e një infarkti kardiak.
Arbeni dhe Pranvera ishin prindër të 2 fëmijëve, Denada dhe Denisi. Të dy jetonin dhe punonin në ShBA ku prindërit i vizitonin kur mundnin…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU