Shqiptarja nga Kosova krijon në Amerikë nanosatelitin e saj të parë

Krijimi i një nanosateliti, një sukses i madh për shqiptaren nga Kosova.

Elta Bajrami është studente e vitit të parë në Vassar College në SHBA.

Thuhet se ajo në moshë të vogël ka pasur kuriozitete, duke filluar me çmontimin e lodrave për të parë mekanizmin se si funksionon.

Elta ka arritur deri te krijimi i një nanosateliti, një sukses i madh, duke marrë në konsideratë edhe moshën e re të saj.

Krijimi i një nanosateliti, që vëzhgonte nga terreni dhe shfaqte inpute për matjen e temperaturës, gjithashtu shtypjes atmosferike apo vetëm vëzhgonte ndryshimet në terren.

Ishte një projekt që mori rreth 3 muaj punë./albinfo.ch

ObserverKult


Lexo edhe:

SATELITËT E KOMPANISË AMERIKANE MBULOJNË QIELLIN E KOSOVËS

Satelitë nga kompania e njohur amerikane “Space X” kanë mbuluar qiellin mbi Kosovë të shtunën në mbrëmje.

Shumë qytetarë të shtunën kanë thënë se në qiell po vërejnë objekte të paidentifikuara. Suhel Ahmeti nga  Klubi i Astronomëve Amatorë të Kosovës / Astronomy Club of Kosova ka bërë të ditur se bëhet fjalë për satelitët e “Space X-it”.

Ai përmes një postimi në Facebook ka sqaruar vendndodhjen e satelitëve. Më tej ka bërë të ditur se “Starlink është një rrjetë satelitor që po ndërtohet nga ndërmarrja amerikane SpaceX për të siguruar kyçje në internet satelitor”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult