Shtatorja e Skënderbeut do të vendoset në Tuz të Malit të Zi

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët njoftoi se shtatorja e heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, do të vendoset edhe në komunën e Tuzit, në Mal të Zi.

Kryetari i kësaj komune, Nik Gjeloshaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, tha se, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, udhërrëfyesi i kombit shqiptar, kryeheroi dhe frymëzimi ynë i fuqisë dhe trimërisë, krenaria e qëndresës dhe bashkimit të shqiptarëve, do të vendoset në vendin më të bukur që ka Malësia, në sheshin qendror. Sheshi do ta mbajë emrin “Sheshi ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’”.

“Në këtë mënyrë, Skënderbeu nderohet duke e respektuar të kaluarën por edhe të shërbejë që të jetë aty ku gërshetohen e ardhmja dhe zhvillimi”, shkruan Gjeloshaj.

Kuvendi Komunal i Komunës së Tuzit e ka miratuar vendimin për vendosjen e shtatores së Skënderbeut pa asnjë votë kundër.

Nik Gjeloshaj ka deklaruar se, përmendorja e kryeheroit të shqiptarëve, do të realizohet në bashkëpunim me diasporën shqiptare të Malit të Zi dhe do të vendoset në sheshin e financuar nga kryeqendra e shqiptarëve, Tirana. /oranews.tv

ObserverKult


Lexo edhe:

NDODHI NGA KY QYTET I SHQIPËRISË: STATUJA E SKËNDERBEUT QE TRI VJET “E BURGOSUR” NË MAGAZINË…

Fitues i Konkursit Ndërkombëtar të mbajtur 3 vite më parë, Ardian Pepa kërkon zgjidhje për shtatoren. Shtatore kjo e porsitur nga Bashkia Lezhë.

Kjo shtatotore ka mbetur në magazinë. Ende është duke u kërkuar një vend i përshtatshëm. Ndërsa pritet përgjigje nga Ministria e Kulturës

“Skënderbeut” në bronz, do t’i duhet të presë ende për të shkuar në Lezhë. E ngecur për 3 vite në një magazinë në Vaqarr, për shtatoren fituese të konkursit ndërkombëtar të Beslidhjes së Lezhës (2 mars 2019).

Kështu thonë nga bashkia e qytetit në një përgjigje për Report tv. Ende nuk është gjetur një vend për të.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult